LAJMI I FUNDIT:

InterNations: Këto janë 10 vendet më të mira në botë për të punuar dhe jetuar (Foto)

InterNations: Këto janë 10 vendet më të mira në botë për të punuar dhe jetuar (Foto)
-->

Nëse jeni duke kërkuar që të jetoni jashtë vendit tuaj, Kosovës ose Shqipërisë, ka shumë vende për të zgjedhur. Merrni Ekuadorin, për shembull. Mos u habisni nga kjo zgjedhje.

Shteti i vogël amerikanojugor është renditur vendi i parë në botë nga InterNations për lumturinë personale, punësimin, emigrimin, gjetjen e miqve, financat personale dhe koston e jetesës.

Ekuadori ka 15 milionë banorë dhe një ekonomi të vogël (me rreth 90 miliard dollarë shpenzime në produkte), por sipas anketimit është vendi më i mirë ku ju mund të jetoni dhe punoni.

InterNations në studimin e tij u ka kërkuar rreth 14.000 emigrantëve nga 169 vende të botës një seri pyetjesh në lidhje me punësimin dhe cilësinë e jetës në shtëpitë e tyre të reja.

10- Hong Kong

hong kong

Një shembull i përkryer aty ky “Lindja takon Perëndimin”, ky protektorat kinez është një vend aktiv me popullsi prej mbi shtatë milionë. Hong Kongu ka “zvogëluar” Kinën, duke pasur monedhën e vet dhe ligjet e veta.

Mundësitë e punës janë të shumta, me paga të larta dhe të ardhura të disponueshme tepër të mëdha. Sistemet e avancuara të kujdesit shëndetësor dhe cilësia e arsimit janë faktorët e tjerë pozitivë që e bëjnë vend ideal për të jetuar.

9- Australia

australia

Australia është vend i bukur dhe paqësor që ofron diversitet kulturor, plazhe spektakolare, bukuri natyrore mbresëlënëse, faunë të mrekullueshme, njerëz miqësorë dhe një sens të jashtëzakonshëm humori.

Ndonëse është vend i madh, pothuajse sa madhësia e SHBA, ajo ka një popullsi të vogël prej 23 milionë banorësh, kështu që ka shumë hapësira të pabanuara që ia vlen të vizitohen. Përqindja e ulët e krimeve, sistemi politik i qëndrueshëm, standardet e lartë të shëndetit dhe rrugët e mirëmbajtura e bëjnë një vend të sigurtë, për te jetuar ose eksploruar.

8- Filipinet

filipine

Një shtet me një atmosferë miqësore dhe lehtësi në zgjedhje, arkipelagu i Filipineve është një nga zgjidhjet kryesore për njerëzit që të punojnë dhe të jetojnë në të.

Filipinasit janë optimistë nga natyra dhe kanë një kulturë të orientuar familjare. Kostoja e jetesës është një tjetër gjë që tërheq emigrantët. Vendi ka një ekonomi të fortë dhe një sistem të mirë arsimor.

7- Spanja

spain

Ky vend i Evropës Perëndimore të ofron një mot të këndshëm me diell gjatë gjithë vitit. Kjo është edhe një nga arsyet kryesore për emigrantët që të lëvizin drejt këtij shteti, sidomos nga BE-ja. Nevoja për profesionistë të kualifikuar është gjithnjë e në rritje, ndaj ky vend bëhet një destinacion perfekt për ata që duan një jetë të qetë.

6- Singapori

singapoor

Si anëtar aktiv i komunitetit ndërkombëtar dhe, në tërësi, një vend i vogël, Singapori nuk mund ta marrë asnjëherë për të mirëqenë të drejtën e tij për të ekzistuar dhe sigurinë. Që kur fitoi pavarësinë në 1965 si republikë sovrane, Singapori është përqendruar gjithmonë në të qënurit një fqinj shumë i mirë, përmes vendosjes së marrëdhënieve të ngrohta sociale, paqësore, ekonomike dhe politike me të gjithë shtetet. Vendi ka punuar me OKB dhe agjencitë e saj për një sërë përpjekjesh. Ai merr gjithashtu pjesë në disa organizata njëpalëshe dhe shumëpalëshe ndërkombëtare, për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar, duke përfshirë OBT-në. Singapori është mes vendeve më paqësorë në botë, si dhe një prej më të pasurit. Vrasjet dhe krimet e dhunshëm janë shumë më pak në përqindje se sa krimet në përgjithësi.

5- SHBA

usa

SHBA-të mirëpresin një numër të madh emigrantësh çdo vit. Kjo e bën atë një nga shtetet më të mira për emigrantët, një vend ku nuk ka mungesa të aktiviteteve rekreative. Neë York City të ofron shumë mundësi punësimi. Me diversitetin kulturor, ajo është bërë një qendër e popullarizuar për emigrantët, duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh.

4-Zvicra

zvicer

Zviceranët arrijnë të ruajnë një qeveri që funksionon mirë si dhe një kulturë politike të hapur. Një ilustrim i cilësisë së qeverisjes, Zvicra pati nivelin më të ulët të paqëndrueshmërisë politike. Eshtë gjithashtu mes vendeve më të qetë në botë që ka edhe nivelin më të ulët të krimit. Ndonëse Zvicra njihet për neutralitetin e saj në çështjet politike rajonale, ndërkombëtare dhe globale, ajo ruan marrëdhënie diplomatike të forta me shumë vende të botës.

3- Meksika

meksiko

Meksika është një zgjedhje ideale për të jetuarit mirë dhe të qënit i lumtur. Vendi gjithashtu renditet me pikë në larta në aspektin e “lumturisë personale” dhe për “opsionet në kohën e lirë”. Kjo e bën këtë shtet ideal për emigrantët që të ndjehen si në shtëpi. Edhe pse shumica kërkon të zhvendoset diku për punësim dhe një standart jetese më të mirë, shumica e njerëzve që emigrojnë në Meksikë kërkojnë pakëz “dashuri”. Njerëzit në një rast të tillë ose lëvizin në për t’u bashkuar me partnerin e tyre apo lëvizin së bashku me ta. Në anën tjetër, Meksika nuk është fare mirë kur bëhet fjalë për sigurinë personale.

2- Luksemburgu

luksemburg

Ky vend i vogël evropian ofron shumë mundësi punësimi për emigrantët me një karrierë të orientuar.

Emigrantë përbëjnë rreth 40% të popullsisë së Luksemburgut. Kjo i jep vendit një shije ndërkombëtare dhe e bën atë më tërheqës për të huajt.

Më tej, vendi ka një infrastrukturë mbi mesataren për udhëtim dhe transport. Edhe shëndeti dhe skenari i sigurisë është mjaft i kënaqshëm. Megjithatë, njerëzit përballen me vështirësi kur bëhet fjalë për të zënë miqësi me vendasit.

1- Ekuadori

ekuador
Emigrantët janë zakonisht shumë të kënaqur me gjendjen e tyre ekonomike në Ekuador, por edhe me punësimin.

Ata gjejnë një vend shumë miqësor, i favorshëm për t’u ndjerë si në shtëpi. Megjithatë, shumë emigrantë përballen me vështirësinë e gjuhës. Sipas Anketës InterNations, mbi një e treta emigrantëve e kanë është shumë të vështirë të jetojnë në Ekuador, pa folur spanjisht.

Në anën pozitive, një në tre emigrantë gjithashtu mendon se spanjishtja është shumë e lehtë për t’u mësuar. Ekuadori gjithashtu renditet me pikë të larta kur bëhet fjalë për lumturinë personale, dhe kjo është arsyeja pse një numër i konsiderueshëm emigrantësh zgjedhin të qëndrojnë atje për pjesën më të madhe të jetës së tyre./ Tirana Observer/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Evropa
Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Evropa
Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Evropa
Kalo në kategori