LAJMI I FUNDIT:

Ish ministri Gashi: Kisha në kampusin e UP nuk është përfshirë në asnjë negociatë që të mbrohet

Ish ministri Gashi: Kisha në kampusin e UP nuk është përfshirë në asnjë negociatë që të mbrohet

ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe njohësi i rrethanave politike, Dardan Gashi, në Zonën B të Klan Kosovës, ka folur për telashet e krijuara në Kishën Ortodokse.

Gash tha se debati për kishën nuk është se ka fillu tash. “Këshilli për Zbatim dhe Monitorim ka për detyre t’i mbrojë objektet kulturo-historike serbe në Kosovë”.


“Çka është më rëndësi tash është se po harrohet se kjo nuk është përfshi në asnjë negociatë që të mbrohet. Kjo nuk është në këtë listë. Pjesa tjetër është se praktikisht po kërkojmë prej palës kosovare se çfarë mesazhe po drejton drejt kishës, por edhe Kisha Ortodokse Serbe duhet me kuptu se kjo nuk ka shërbyer asnjëherë për bashkëjetesë”, tha ai.

“Sa kam qenë ministër i keni vënë çelësin këtij objekti. Pyetja ime tash është se si kanë hyrë palët brenda saj, pa ndonjë marrëveshje të caktuar. Ishte vet intervenimi edhe i kryeministrit Mustafa me klerikët fetar serbë që kanë hyrë brenda kishës”, tha ai.

Gashi thotë se ajo kishë duhet të mbetet si simbol i asaj që përfaqëson, dhunën e kohës në të cilën ka ndodh në Kosovë.

“Zgjidhja e vetme që është propozuar disa herë ka qenë që kjo Kisha Ortodokse Serbe të pranojë që kjo të shndërrohet në diçka tjetër. Kisha Ortodoks serbe duhet të pajtohet me shqiptarët, këtë duhet ta pranojë”, tha Gashi.

“Kësaj pune duhet t’i lihet pak kohë, në mënyrë që ata të pranojnë pajtimin me shqiptarët”.

“Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, është kisha Ortodokse Serbe e Serbisë. Si institucion këta nuk janë në kuadër të ortodoksëve të Kosovës, por të Serbisë”.

“Qeveria e Kosovës po hesht me mosfillimin e draftimit. Ligji mungon dhe në mungesë të tij kanë dalë shumë keqkuptime. Ne nuk e dimë se si financohet Kisha Ortodokse ashtu sikur një pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës”, tha Gashi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori