LAJMI I FUNDIT:

Ish-nazistët belgë marrin pensione nga Gjermania

Ish-nazistët belgë marrin pensione nga Gjermania

Autoritetet belge kanë shprehur shqetësimin sot, për shkak se 2.500 ish-nazistë belgë vazhdojnë të marrin pensionet gjermane, raporton BBC.

Belgët që i kishin mbijetuar masakrave naziste, kanë kërkuar nga qeveria në Berlin të pezullojnë pagesën e pensioneve për ata njerëz, derisa ministri belg në krye të pensioneve Daniel Baklen, ka deklaruar se “e ndan zemërimin me ata”, transmeton Telegrafi.


Zëdhënësi i Baklen, Jeraldine Lamoro, ka deklaruar për BBC, se Gjermania menaxhon me këto pagesa dhe se autoritetet belge “nuk kanë të dhëna zyrtare”, për përfituesit e këtyre pensioneve.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, gjykatat belge kanë dënuar rreth 57.000 bashkëpunëtorë belg të nazistëve.

Një numër i belgëve ishin rekrutuar në njësitë e SS-ve dhe ushtrinë gjermane, derisa bashkëpunëtorët kanë ndihmuar nazistët në dërgimin e hebrenjve dhe luftëtarët e rezistencës në kampet e përqendrimit. /Telegrafi/