LAJMI I FUNDIT:

Kështu folën Gruevski, Ahmeti, Thaçi dhe Zaev pas takimit historik për Maqedoninë

Kështu folën Gruevski, Ahmeti, Thaçi dhe Zaev pas takimit historik për Maqedoninë

Pas disa orëve bisedime në Klubin e Deputetëve, kryetarët e partive ranë ujdi për disa gjëra të cilët duhet të vendosin të ardhmen e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deklarata e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski


”Qëllimi jonë ka qenë tashmë një vit të ketë zgjedhje për zgjidhje. LSDM krijonte kriza për t’i shtyrë zgjedhjet. Zgjedhjet e 11 dhjetorit do ta dënojnë këtë politikë. Është mirë që ata nënshkruajtën që do të shkojnë në zgjedhje. Më 11 dhjetor fjalën e fundit do ta jep populli dhe do ta zgjedhë opsionin e duhur” tha Gruevski, përcjell Portalb.

Deklarata e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev

”Nga sot regjimi i Gruevskit shkon në histori, më 11 dhjetor do ta fitojmë krimin, varfërinë dhe mafinë. Ju ftoj në mobilizim për fitoren e Maqedonisë. Këto zgjedhje do të jenë referendum. I paralajmërojmë të mos e shkelin marrëveshjen dhe të mos e pengojnë punën e Prokurorisë Speciale.” tha Zaev.

Deklarata e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti

”Arritëm marrëveshja për zgjedhje të lira dhe demokratike. Nga 2 shtatori do të formohet Qeveria e cila do t’i organizojë zgjedhjet. Çfarë kemi diskutuar në takim është në marrëveshjen e nënshkruar.” tha Ahmeti.

Deklarata e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi

”Vendosëm për zgjedhje më 11 dhjetor, përgjegjësinë do ta mbajnë ato që e nënshkruajtën dokumentin. Ne shpresën e vetme e kemi te faktori ndërkombëtar. Varianti i parë është kthimi i qeverisë së Marrëveshjes së Përzhinës mes VMRO DPMNE-së, BDI-së dhe LSDM-së dhe varianti i dytë është që të formohet qeveri me katër partitë me të mëdha ku do të përfshihet edhe PDSH-ja. Ne kemi përsëritur qëndrimin tonë se nuk futemi në qeveri nëse nuk marrim ministra sa BDI-ja”, kishte deklaruar Thaçi. tha Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori