Luis Suarez është futbollisti me më shumë asistime në ‘top’ pesë ligat evropiane në vitin 2016. 

Sulmuesi i Barcelonës edhe pse është një golashënues i lindur, duke fituar ‘Pichichin’ në Spanjë dhe ‘Këpucës e Artë’ në Evropë, dinë të bëjë edhe asistime.


Kjo pasi, që nga 1 janari i vitit 2016 është futbollisti që ka dhuruar më shumë asistime për gol në pesë liga më të forta evropiane.

Luis Suarez ka asistuar plot 15 herë për shokët e tij, duke lënë pas vetës shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi, i cili ka asistuar në 14-të raste.

Pas tyre, vijnë Koke i Atletico Madridit me 13 asistime, mesfushori i PSG-së, Angel Di Maria me 12 asistime, po aq sa ka edhe Dimitri Payer i Ëest Ham. /Telegrafi/

Më shumë asistime në ‘Top 5’ liga evropiane në vitin 2016: Luis Suarez – 15 asistime Lionel Messi – 14 asistime  Koke – 13 asistime Angel Di Maria – 12 asistime Dimitri Payet – 12 asistime

telegrafi sport app