LAJMI I FUNDIT:

Këta janë top 10 lojtarët që mund të luajnë ende për Kosovën (Foto)

Këta janë top 10 lojtarët që mund të luajnë ende për Kosovën (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës këtë muaj e zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare, ku u përballë me përfaqësuesen e Finlandës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ndërsa për këtë ndeshje ishin të ftuar 25 futbollistë nga ana e përzgjedhësit Albert Bunjaki.

Listës së Bunjakit mund t’i shtohen edhe shumë lojtarë të tjerë kosovarë në ndeshjet e radhës, të cilët kanë të drejtë ta veshin fanellën e Kosovës.


Lojtarët si Loret Sadiku, Arbër Zeneli, Besart Berisha, Mërgim Vojvoda dhe Elbasan Rashani veçse janë konfirmuar dhe do të jenë në dispozicion të Bunjakit.

Duke i llogaritur ardhjet e këtyre si të përfunduara, Borozani.com ka përmbledhur 10 futbollistë, të cilët gjithashtu mund të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës, gjithmonë me kusht nëse ata pranojnë të luajnë për Kosovën dhe plotësohen dokumentacionet dhe lejet e kërkuara nga FIFA.

Ja futbollistët potencialë që mund t’i bashkohen Kosovës:

1. Përparim Hetemaj

Mosha: 29. Skuadra: Chievo. Përfaqësuesja aktuale: Finlanda, 39 paraqitje – 4 gola.

Ai është lojtari më me përvojë, që mund t’i bashkohet Kosovës aktualisht dhe është shtylla kryesore në mesfushë te skuadra e tij nga Serie A, Chievo. Hetemaj ka 39 paraqitje dhe 4 gola me Finlandën, ndërsa në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, kishte refuzuar të luajë kundër Kosovës. Pikërisht ky fakt, e lë të hapur derën për futbollistin, që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

finlanda-fton-hetemajn-por-jo-edhe-sadikun_hd.jpg

2. Florent Hadërgjonaj

Mosha: 22. Skuadra: Ingolstadt. Përfaqësuesja aktuale: Zvicra U21, 9 paraqitje.

Është vetëm 22 vjeç dhe reprezentues i rregullt i përfaqësueses shpresa të Zvicrës. Në planet e së ardhmes për Zvicrën përfshihet edhe ai, mirëpo gjithçka mund të bie në ujë për helvetikët, nëse futbollisti vendos të luajë për Kosovën. Kjo duket pak e vështirë të ndodhë për ndeshjet e tetorit, pasi që ai ka ndeshjen e fundit dhe shumë të rëndësishme në Kualifikimet për Europianin me përfaqësuesen U21 të Zvicrës, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që ai në një të ardhme të afërt ta pranojë Kosovën.

Sidomos për shkak të pozitës së tij ku luan (mbrojtës i krahut të djathtë), ardhja e tij do ta rriste dukshëm konkurrencën te përfaqësuesja. Hadërgjonaj aktualisht luan në Bundesligë me skuadrën Ingolstadt.

hadergjonaj

3. Adnan Januzaj

Mosha: 21. Skuadra: Sunderland. Përfaqësuesja: Belgjika, 6 paraqitje.

Ai tashmë është një futbollist i dëshmuar, por jo edhe aq i kërkuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaki. Ky i fundit në një deklaratë të mëhershme kishte thënë se Kosova është më mirë pa Januzajn, pasi futbollisti nuk jep përshtypje se me të vërtetë dëshiron të luajë për Kosovën. Megjithatë, falë cilësive të tij dhe mundësisë akoma të hapur për ta ndërruar përfaqësuesen, Januzaj gjendet në këtë listë.

januza

4. Donis Avdijaj

Mosha: 20. Skuadra: Schalke. Përfaqësuesja: Gjermania U19, 2 paraqitje.

Donisi i ka dy mundësi para vetes. Ai mund të luajë për Kosovën, por gjithashtu edhe për Shqipërinë. Ka pasur kontakte me përfaqësues të të dyja vendeve dhe akoma nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare. Sido që të jetë, ai pritet të jetë një armë e formë në sulm, për cilëndo skuadër që vendos ta përfaqësojë.

E ardhmja e tij duket e ndritur, pasi që Avdijaj është vetëm 20 vjeçar, ndërsa këtë stinor po synon ta bëjë shpërthimin e shumë pritur në Bundesligë me skuadrën e Schalkes.

GELSENKIRCHEN, GERMANY - JULY 17:  Donis Avdijaj poses during FC Schalke 04 team presentation at Veltins-Arena on July 17, 2014 in Gelsenkirchen, Germany.  (Photo by Sascha Steinbach/Bongarts/Getty Images)

5. Ylli Sallahi

Mosha: 22. Skuadra: Karlsruher. Përfaqësuesja aktuale: Austria U21, 8 paraqitje – 2 gola.

Emri i tij ditëve të fundit po përmendet shumë shpesh dhe nuk do të ishte befasi nëse do të ishte në listën e Bunjakit për ndeshjet e tetorit. Ylli Sallahi është një emër i nevojshëm për përfaqësuesen, pasi do të krijonte konkurrencë në krahun e majtë të mbrojtjes, ku aktualisht nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç Leart Paqaradës.

Ylli më parë ka qenë pjesë e gjigantit bavarez, Bayern Munchen, por shkaku i konkurrencës së fortë, nuk ka arritur të depërtojë në ekipin e parë. Ai aktualisht luan në Bundesliga 2 me skuadrën Karlsruher, ndërsa ka edhe 8 paraqitje me përfaqësuesen U21 të Austrisë.

YlliSallahi

6. Albian Ajeti

Mosha: 19. Skuadra: St. Gallen. Përfaqësuesja aktuale: Zvicra U21, 3 paraqitje.

Albiani është vëllau i vogël i Arlindit, qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare. Ai ka kaluar nga të gjitha grupmoshat e përfaqësueses së Zvicrës, por nuk e ka anashkaluar asnjëherë mundësinë për ta ndryshuar përfaqësuesen. I ka tre mundësi para vetes, Zvicrën, Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa pas ndeshjeve të tetorit mund të vijë vendimi i tij përfundimtar.

albian-ajeti-kontaktohet-nga-slaven-bilici_hd.jpg

7. Almen Abdi

Mosha: 29. Skuadra: Sheffield Wed. Përfaqësuesja: Zvicra, 6 paraqitje.

Është i lindur në Prizren dhe i rritur në Zvicër, ku edhe e filloi karrierën si futbollist. Almeni është njëri prej futbollistëve më me përvojë që ka të drejtë të luajë për Kosovën. Ai është ish reprezentues i përfaqësueses së Zvicrës, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Serie A, Ligue 1 dhe Premier League me skuadra të ndryshme. Mesfushori 29 vjeçar aktualisht luan në skuadrën angleze Sheffield Wednesday.

Almen+Abdi+Watford+v+Aston+Villa+Premier+League+f4YvVSiRTlAx

8. Valdet Rama

Mosha: 28. Skuadra: Würzburger Kickers. Përfaqësuesja: Shqipëria, 15 paraqitje – 3 gola.

Ka luajtur së bashku me Alban Mehën dhe Besart Berishën për Shqipërinë, ndërsa ekziston mundësi që edhe ai ta ndjek rrugën e shokëve të tij. Por pikërsisht në pozitën e tij ku luan (mesfushor ofansiv), Kosova ka mjaft lojtarë dhe kryesisht të ri, gjë që e vështirëson ardhjen e tij në përfaqësuese, sidomos duke pasur parasysh edhe formën jo të mirë aktuale.

Valdet Rama

9. Arianit Ferati

Mosha: 19. Skuadra: F. Düsseldorf. Përfaqësuesja: Gjermania U19, 7 paraqitje – 1 gola.

Ende nuk është emër shumë i njohur. Mesfushori i Hamburgut, që është huazuar te Fortuna Dusseldorfi këtë stinor, është reprezentues i rregullt i Gjermanisë U19. Po vlerësohet si një lojtar me potencial dhe tashmë ka filluar edhe të merr minutazh të mjaftueshëm te skuadra e tij për ta zhvilluar veten.

Ardhja e tij do ta shndriste edhe më shumë të ardhmen e Kosovës.

ferati

10. Florian Kamberi

Mosha: 21. Skuadra: Karlsruher. Përfaqësuesja aktuale: Zvicra U21, 2 paraqitje – 1 gola.

Floriani është 21 vjeçar, ndërsa vlera e tij tashmë ka arritur një milionëshin. Sulmuesi këtë stinor është huazuar në Bundesliga 2 te skuadra Karlsruher, ku po synon të gjejë hapësirë për t’i dëshmuar aftësitë e veta. Së bashku me Florent Hadërgjonajn dhe Albian Ajetin, është një tjetër futbollist shqiptar që luan për përfaqësuesen U21 të Zvicrës.

Florian Kamberi

TË TJERËT

Këta janë vetëm 10 futbollistë të përzgjedhur nga Borozani.com, mirëpo lista nuk përfundon me kaq. Janë edhe shumë futbollistë të tjerë si Liridon Latifi, Erton Fejzullahu, Eros Grezda, Meritan Shabani, Dren Feka, Elvir Maloku, Adrian Nikçi etj, që gjithashtu meritojnë të jenë në këtë listë.

Ndryshe nga këta lojtarë, futbollistët kosovarë që kanë luajtur në EURO 2016 për Zvicrën dhe Shqipërinë, tashmë kanë humbur të drejtën për të luajtur për Kosovën, e këtu përfshihen yjet më të mëdha të futbollit kosovar si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Shani Tarashaj, Mërgim Mavraj, Taulant Xhaka, Etrit Berisha dhe të tjerë.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori