Edhe pse 40-vjeçar, Francesco Totti, po rezulton të jetë ende heroi i Romës.

Sulmuesi italian nuk po e ndien peshën e viteve të kaluar.


Kjo pasi, në ndeshjen e fundit të Series A, u tregua si heroi i vërtetë i skuadrës së tij.

Hyri në lojë në minutën e 46-të të takimit dhe ia solli fitoren ndaj Sampdorias edhe pse skuadra e tij ishte në disavantazh pas pjesës së parë.

Totti bëri një super asistim në minutën e 61-të për Edin Dzekon, teksa shënoi edhe golin e fitores, në minutën e 92-të nga penalltia. /Telegrafi/

162 minutat e fundit të Francesco Totti në Serie A: 7 goditje në portë 5 gola 1 asistim

telegrafi sport app