Pritja e seancës së një shtatorit, kur deputetët do të duhej të votonin për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi është e frikshme për nënshkruesit e saj, kryeministrin Isa Mustafa dhe ishministrin e Jashtëm, tash president, Hashim Thaçi.
Jo vetëm opozitarët, por edhe disa deputetë shumë të fuqishëm brenda subjekteve politike të koalicionit qeverisës kanë filluar të tregohen të padëgjueshëm ndaj shefave të tyre, në presionin që po u bëhet për ta votuar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkim të kufirit me Malin e Zi, marrëveshje në dëm të territorit të Republikës së Kosovës.
Analistët politikë dhe përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare theksojnë se tani kjo betejë brenda partive të koalicionit po bëhet, ngase është më se e sigurt që PDK-ja dhe LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme, qofshin të rregullta apo jashtëzakonshme, do të mund ta paguajnë koston e marrëveshjeve të dëmshme, e kundër interesave të vendit, atë të Demarkacionit me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të cilat komuna de facto do të bëheshin e do të udhëhiqeshin nga Serbia, kundërshtare e pavarësisë.
Sipas opinioneve të shprehura lidhur me këtë situatë, dyshohet se është pikërisht frika nga ndëshkimi i madh që mund të marrin këto parti politike në koalicion nga votuesit e vendit ajo që po i shtyn qeveritarët të kërkojnë edhe konsensusin e opozitës për miratimin e këtyre dy marrëveshjeve kundër interesave të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të shpërndahet përgjegjësia.
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu thotë se ndëshkimin për zbatimin eventual të këtyre dy marrëveshjeve e sheh punë të kryer, nëse forcat kundërshtare brenda këtyre dy partive politike nuk arrijnë që të bëjnë kthesa për t’i dështuar të dyja këto marrëveshje.
“Po, sigurisht. Besoj se kjo do të reflektohet edhe te deputetët veç e veç. Demarkacioni, pavarësisht nëse kalon apo jo, deputetëve që do ta votojnë do t’u ngelet përjetësisht me epitetin e tradhtarit. Brezat që do të vijnë do të jenë më të ditur në përgjithësi dhe më patriotë po ashtu. Ata që po mendojnë ta votojnë ratifikimin, në radhë të parë po mendojnë për karrierën e tyre politike e jo për Kosovën, por ironia qëndron në atë se me këtë ata pikërisht po e fundosin karrierën e tyre politike”, tha Spahiu për “Kosova Sot”.
Një pritje të ngjashme e ka edhe eksperti i fushës së legjislacionit Muhamet Kelmendi, ndonëse, sipas tij, për këtë vendosin një numër i madh i faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në këtë proces.
“Çështja e zgjedhjeve të ardhshme dhe të asaj se si do të dalin subjektet në pozitë dhe në opozitë ka të bëjë me shumë faktorë, të cilët me siguri do të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve. Natyrisht se do të duhej të kishim një dënim të rëndë të PDKsë dhe të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, qoftë të jashtëzakonshme, qoftë të rregullta, nëse do të merreshin për bazë marrëveshjet e dëmshme, siç është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, që në fakt është një bazë e ndarjes së Kosovës dhe të marrëveshjes së Demarkacionit, ku pa të drejtë iu dhanë Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë tokë. Me këto dy vepra penale të kryera nga pushtetarët e PDK-së dhe të LDK-së dënimi do të ishte me daljen e tyre në opozitë dhe natyrisht se prokuroria do të duhej të merrej me hetimin e këtyre dy rasteve dhe të hapi procedurë penale, duke i akuzuar në bazë të nenit 123 të Kodit Penal të Kosovës”, tha Prof. Kelmendi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
IKD: Projektligji për tekste shkollore nuk pati vota të mjaftueshme, procesi të kthehet në pikën zero
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre