Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE), i Parlamentit Evropian pritet që të hënën pasdite vonë të votojë për liberalizim të vizave për Kosovën, një hap përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.
Përmes kundërshtimesh të një numri vendesh anëtare të BE-së, që edhe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, LIBE pritet që të votojë dhe një rezultat i pafavorshëm do të shtynte të gjitha proceset për Kosovën për një periudhë të pacaktuar, shkruan Evropa e Lirë.
Kundërshtimet në BE ndaj Kosovës janë shtuar pas pezullimit të votimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por në veçanti ato janë të theksuara për shkak të, siç thuhet, “mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë” dhe forcimit të sundimit të ligjit, që do të ndalonte migrimin ilegal.
Dy raportueset e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe për liberalizim të vizave, Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, e cilësuan dështimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi, në fillim të shtatorit, si “për keqardhje” por kanë nënvizuar se votimi në LIBE do të procedohet pavarësisht.
Të dy raportueset kërkuan nga Kosova që të përmbushë obligimet e saj sa më parë, përfshirë demarkacionin me Malin e Zi.
Një Komitet për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian me një rezultat shumë të ngushtë ka nxjerrë në fillim të korrikut një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithë kundërshtimet për mos përmbushjen e dy kushteve të mbetura, posaçërisht atë të thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Votimi në Komitetin LIBE qe paraparë të bëhej në korrik të këtij viti, por u shty për 5 shtator, me shpresën se politikanët e Kosovës do të arrijnë një pajtueshmëri për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi,.
Votimi në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen që ka ngjallur një varg kundërshtimesh të opozitës, u pezullua, meqë qeveria e Kosovës e tërhoqi projektligjin e saj me arsyetimin e “mungesës së kushteve”.
Në rrugë qindra protestues, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, thanë se do të kundërshtojnë në vazhdimësi marrëveshjen që konsiderohej si e dëmshme për Kosovën.
Megjithëse demarkacioni i kufirit me Malin e Zi u vendos si kusht për një proces të rëndësishëm për qytetarët e vendit, udhëtimin e lirë pa viza në Evropë, udhëheqësit politik në vend nuk arritën një pajtueshmëri mes vete për ta ndihmuar këtë proces.
Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që nuk ka marrë liberalizimin e vizave, pavarësisht se udhëheqësit e institucioneve të vendit kanë paralajmëruar fundin e vitit si mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.
Por, afateve kohore u ka dhënë fund komisionari i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, i cili i tha Radios Evropa e Lirë se çdo gjë “ende varet nga vendimet e Kosovës”, duke lënë të kuptohet se ky vit mund të mos jetë vit i liberalizimit të vizave. Ai tha se një standard nuk është përmbushur duke thënë se “ju takon kosovarëve që ta zgjidhin këtë”.
“Ky është një kusht që ne nuk mund ta tejkalojmë dhe tani varet nga ta. Nëse kjo zgjidhet ashtu siç duhet, atëherë do të ketë një raport pozitiv nga ana jonë, pra nga Komisioni. Pastaj i takon Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian të marrin vendime të nevojshme’, tha komisioneri Hahn.
Komisioni Evropian në fillim të muajit maj hapi rekomandimin e tij për liberalizim të vizave me Kosovën, duke theksuar dy kushtet e rëndësishme: demarkacionin me Malin e Zi dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit.
Me tërheqjen e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë afat kohor se kur do ta riprocedojë në Kuvend sërish dhe nëse do të arrijë paraprakisht një marrëveshje me opozitën për këtë çështje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH
Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj