LAJMI I FUNDIT:

Komsic: E njoh Serbinë, por pa Kosovën

Komsic: E njoh Serbinë, por pa Kosovën

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic, e ka porositur presidentin e Serbisë, se e njeh tërësinë territoriale të Sebisë pa Republikën e Kosovës. Ai ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Boris Tadic dhe ai i Kroacisë, Ivo Josipovic që të mos merren me Bosnjen dhe Hercegovinën, por siç ka thënë ai “t’i shikojnë punët e veta”.

Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i ka bërë këto komente pas takimit që patën të hënën në Beograd, presidenti serb, Tadic, dhe ai kroat, Josipovic, të cilët deklaruar se e njohin sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Presidentët e shteteve fqinje do të duhej të merreshin me problemet e vendeve të tyre dhe jo me Bosnjën dhe Hercegovinën. Sidoqoftë i falenderoj shumë për interesimin. Edhe unë e mbështes tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kroacisë dhe të Serbisë pa Kosovën”, ka thënë Komsic.


Kjo deklaratë e anëtarit kroat të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës ka nxitur reagime të ashpra në Republikën Serbe.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nebojsa Radomanovic, ka deklaruar se Sarajeva nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës pavarësisht se çfarë mendon Komsic apo anëtari tjetër i Presidencës që përfaqëson njësinë boshnjake të kësaj federate.

Radomanovic ka deklaruar se për njohjen e Kosovës është e nevojshme të kenë një qëndrim të tria njesitë që përbëjnë Bosnjën dhe Hercegovinën (Kroate, Boshnjake dhe Serbe). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori