LAJMI I FUNDIT:

Komuna e quan uzurpatore familjen e 3-vjeçares që vdiq nga shembja e shtëpisë në Prizren

Komuna e quan uzurpatore familjen e 3-vjeçares që vdiq nga shembja e shtëpisë në Prizren

Drejtori i Departamentit të Infrastrukturës në Komunën e Prizrenit, Bedri Bytyqi, e ka quajtur uzurpatore familjen Xheneta Gashit, vajzës 3 vjeçe e cila humbi jetën pasi mbi të u shemb muri i një shtëpie të vjetër në Qendrën Historike.

Bytyqi ka thënë se Komuna e Prizrenit nuk mund të kujdeset për të gjitha familjet të cilat jetojnë në shtëpitë të cilat nuk dihet se kujt i përkasin.


“Ne nuk e dimë se të kujt janë ato shtëpi dhe ajo familjet që kanë jetuar në atë shtëpi kanë qenë uzurpatorë”, ka thënë Bytyqi, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

Nëna Xhenetës së bashku me vajzën tjetër që kanë mbijetuar nga shembja e shtëpisë së vjetër në rrugën “Marin Barleti”, janë të pastrehë.

Ndërsa shtëpia në të cilën kjo familje ka jetuar gjendet në Zonën Historike të Prizrenit, aty ku janë edhe shumë shtëpi të tjera të vjetra, të cilat janë pjesë të Trashëgimisë Kulturore.

Këto shtëpi kanë qenë të pabanuara dhe gjysmë të shkatërruara.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori