LAJMI I FUNDIT:

Kosova fiton çmimin “Brand & Community Champions” për ndërmarrësi

Kosova fiton çmimin “Brand & Community Champions” për ndërmarrësi

Në kategorinë e nominuar nga Bordi i Global Entrepreneurship Network (GEN), Kosova u vlerësua me çmimin “Brand & Community Champions” – çmim ky i ndarë personalisht nga Jonathan Orthmans, President i GEN. Çmimi u pranua nga Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo.

“Ky çmim dhe mirënjohje është shumë domethënëse për Kosovën, për faktin që vlerësohet komuniteti. Ne si Kosovë kemi punuar mjaft që të kemi një komunitet aktiv dhe të shëndoshë, që t’i shërbejë sidomos gjeneratave të reja dhe t’ju ofrojë atyre mundësi që të krijojnë dhe zhvillojnë vendin”, është shprehur Begu.


Në këtë kategori Kosova del fituese përballë shteteve të fuqishme, si: Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Turqia, Kanadaja dhe Meksika.

“GEN Compass Award” mbahet tradicionalisht gjatë Kongresit Global të Ndërmarrësisë, i cili këtë vit po mbahet në Medellin, Kolumbi, me pjesëmarrjen e më shumë se 160 shteteve, qeverive e kompanive globale.

gen3

gen4