LAJMI I FUNDIT:

Kosova pret kryeministrin Berisha

Kosova pret kryeministrin Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbërritur për vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Hashim Thaçi. Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, dhe delegacioni zyrtar shqiptar, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku është pritur nga zyrtarë të lartë kosovarë...

Në Aeroportin e Prishtinës, Berisha është pritur nga zv/kryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. "Kosovën e vizitoj gjithnjë me kënaqësi të madhe", u shpreh Berisha.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Berisha do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj.

Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin "Doktor Honoris Causa". Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me "Doctor Honoris Causa" i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish presidenti Bill Clinton, zëvendës presidenti aktual i SHBA-ve, Wlliam Kerr, austriakët Michael Wninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner.

Qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall Berishën "Qytetar Nderi i Prizrenit".

Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj.

Sipas disa njoftimeve, në ceremonitë e pritjes, janë parashikuar edhe qytetarë që përshëndesin Berishën në rrugë.

Së paku dy zëdhënës qeveritarë në Prishtinë e Tiranë, e quanin Berishën – në njoftimet përkatëse mbi vizitën – me termin ‘lideri i kombit’, sepse sipas këtyre njoftimeve paraprake, ai ‘shkon në Prishtine pasi ka dhënë deklarata për bashkimin e trojeve’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori