Eneda Tarifa ka fituar të drejtën për ta prezantuar Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës me këngën “Përallë”.

Por, shtrohet pyetja se kush do të përkujdeset  për veshjen e këngëtares shqiptare. Bëhet fjala për kreatoren e modës, Rezarta Skifteri, e cila është përkujdesur për veshjen e Eneda Tarifës kur ajo triumfoi në Festivalin e 54-të të TVSH-së.


Në një intervistë për Eurovizion Albania ajo ka treguar se asaj i është kërkuar të jetë pjesë e ekipit shqiptar në Eurovizion, për të dizajnuar kështu veshjen e Tarifës.

“Po, më është kërkuar që të shkoj të dizajnoj dhe të realizoj veshjen e Enedës në Eurovizion. Më është kërkuar të jem pjesë e stafit që do të shkojë në Suedi por shkaku i impenjimeve të mia të shumta kjo do të jetë pak e vështirë. Megjithatë, besoj se veshja që është disa herë e kërkuar nga Eneda do të jetë kënaqësi për mua”, tregon Skifteri në këtë intervistë.

Eurovizioni i këtij viti mbahet në muajin maj në Stokholm të Suedisë. /Telegrafi/