Përbërësit:▪ 6 feta proshutë ▪ 1 qepë (e prerë në feta) ▪ 450 gr lakra Brukseli (me maja të prera dhe të përgjysmuara) ▪ kripë ▪ piper i zi (i trashë) ▪ 2 pjeshkë (të copëtuara) ▪ 2 lugë gjelle shurup panje ▪ 1 lugë çaji lëng limoniPërgatitja:

Në një tigan të vendosur në temperaturë mbi mesataren nxehim dhe gatuajmë proshutën derisa të bëhet krokante. E heqim proshutën nga nxehtësia dhe e vendosim në një pjatë dhe i largojmë një lugë gjelle yndyrë.


Vendosim tiganin me yndyrën e proshutës në temperaturë mbi mesataren. Shtojmë qepën, lakrat e Brukselit, ¼ lugë çaji kripë dhe 1/8 lugë çaji piper të zi.

I gatuajmë duke i përzier herë pas here derisa lakrat të marrin ngjyrë kafe dhe të zbuten, për 8-10 minuta. Ndërkohë copëtojmë proshutën.

Shtojmë pjeshkat te lakrat që kanë marrë ngjyrë kafe dhe shurupin e panjës. I përziejmë vazhdimisht derisa pjeshkat të nxehen, për 1-2 minuta.

I heqim nga i nxehti. I shtojmë lëngun e limonit, pak kripë dhe piper të zi. I përziejmë butësisht.