LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët që kanë shënuar të paktën në dy derbi lokalë të ndryshëm (Foto)

Lojtarët që kanë shënuar të paktën në dy derbi lokalë të ndryshëm (Foto)
-->

Për një fitues si Zlatan Ibrahimovic goli në derbin ndaj Manchester City nuk mjaftoi për t’i ndihmuar Manchester Unitedit për të evituar humbjen e parë të sezonit, apo për të mposhtur ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, por ishte i mjaftueshëm për të zbutur zhgënjimin.

Por, jo vetëm. Ky gol e futi në listën e lojtarëve që ka shënuar në tre derbi lokalë me ekipe të ndryshme.

Në futbollin e sotëm lajmin e ditës pothuajse çdo herë e bëjnë transferimeve milionëshe, por tani pasi ka kaluar afati kalimtar dhe vëmendja sa do pak është rikthyer te ndeshjet, posaçërisht ato derbi.

Me këtë rast jemi ndalur të lojtarët më të mëdhenj që kanë shënuar në dy ose më shumë derbi lokalë të ndryshëm, ndërsa më poshtë keni listën e plotë. /Telegrafi/

16.Carlos Bacca (Milan dhe Sevilla)

FBL-ITA-SERIEA-MILAN-UDINESE
Bacca ka shënuar në dy ndeshje ndaj Betisit me Sevillian. ‘El Peluca’ vazhdoi shkëlqimin edhe në Itali, pasi shënoi edhe me Milanin ndaj Interit.

15.Diego Costa (Arsenal dhe Real Madrid)

FBL-ESP-LIGA-REALMADRID-ATLETICOMADRID
Sulmuesi braziliano-spanjoll ka shënuar me Atleticon ndaj Real Madridit dhe pastaj me fanellën e Chelseat ndaj Arsenalit dhe në disa derbi lokalë të tjerë me pak të rëndësishëm si ndaj West Hamit, Tottenhamit dhe Crystal Palace.

14.Stephan El Shaarawy (Milan dhe Roma)

AC Milan's forward Stephan El Shaarawy (L) celebrates after scoring during the serie A match between Inter MIlan and AC Milan, on February 24, 2013 in Milan, at the San Siro stadium . AFP PHOTO / OLIVIER MORIN (Photo credit should read OLIVIER MORIN/AFP/Getty Images)
Nuk është një surprizë që Faraoni është në mesin e lojtarëve që ka shënuar në dy derbi lokalë të ndryshëm. Me Milanin ndaj Interit dhe me Romën kundër Lazios, ishin golat e yllit italian.

13.Alexis Sanchez (Barcelona dhe Arsenal)

FC Barcelona v RCD Espanyol - La Liga
Ish-ylli i Udineses ka lënë gjurmë të rëndësishme në Serie A pas lamtumirës së tij. Ai ka shënuar ndaj Espanyolit me Barcelonën dhe me Arsenalin ndaj Tottenhamit, por edhe ndaj klubeve pak më të vogëla nga Londra si: QPR, , West Ham, Crystal Palace dhe WBA.

12.Sergio Aguero (Atletico Madrid dhe Manchester City)

Atletico Madrid v Real Madrid
Karakteristika dalluese është se ai debuton në derbi me gola. ‘El Kun’ ka gjetur rrugën drejt golit edhe në Derbin e Madridit dhe Mançesterit.

11.Gianluca Vialli (Sampdoria dhe Juventus)

INTER V JUVENTUS
Tre gola të shënuar ndaj Genoas me fanellën e Sampdorias dhe shtatë ndaj Torinos me Juventusin e bëjnë Viallin një legjendë kur flasim për derbit lokalë.

10.Aldo Serena (Torino dhe Inter)

57d7ca8b2008d34d09000012
Katër gola dhe katër fitore për Torinon ndaj Juventusit, një ndaj Interit me Milanin.

9.Kaka (Milan dhe Real Madrid)

Inter Milan v AC Milan
Kaka do të jetë i paharrueshëm në Serie A, por ai është i dashur edhe për tifozët e Real Madridit. Braziliani ka shënuar golin vendimtar për Los Blancos ndaj Atleticos në fitore 3-2 më shtatë nëntor të vitit 2009. Por, kjo nuk është asgjë në krahasim me katër perlat e tij ndaj Interit me kuqezinjtë.

8.Demetrio Albertini (Milan dhe Atletico Madrid)

57d740175dbeb0f92e000024
Gol në minutën e fundit në derbi është ëndrra e çdo lojtari, edhe më mirë nëse goli është spektakolarë, këtë ndjenjë më së miri mund t’ua shpjegon Demetrio. Legjenda e Milanit kishte dy provoja të rëndësishme në Spanjë me Atletico Madridin dhe Barcelonën, por ai mbahet mend për golin e tij të bukur në Bernabeu në janar të vitit 2003. Po ashtu ashtu ai ka shënuar edhe dy herë ndaj Interit.

7.Luis Suarez (Liverpool dhe Barcellona)

FC Barcelona v Real CD Espanyol - La Liga
Fjalët janë të tepërta për El Pistoleron, ai ka shënuar në Merseyside Derby (ndaj Evertonit) tre gola në katër ndeshje, po aq edhe ndaj Espanyolit me super Barcën e tij.

6.Carlos Tevez (Manchester United dhe Juventus)

FBL-ITA-SERIEA-JUVENTUS-TORINO
‘Apache’, nofkë e ka marrë duke parë karakterin dhe fryma e tij të një luftëtari. Argjentinasi shënoi në derbin e Mançesterit, por vetëm me fanellën e Unitedit. Carlito ka shënuar edhe me Juven ndaj Torinos, besoj të gjithë e mbajmë mend festimin e tij të çuditshëm, a apo jo?

5.Ronaldinho (Barcelona dhe Milan)

AC Milan's Brazilian forward Pato (R) ce
Gaucho është një nga yjet më të mëdha në botën e futbollit. Goli i parë i tij me Milanin erdhi ndaj Interit, po ashtu shënoi tre gola me fanellën e Barcës ndaj Espanyol në mes viteve 2004 dhe 2007.

4.Zlatan Ibrahimovic (Inter, Milan dhe Manchester United)

AC Milan's Swedish forward Zlatan Ibrahi
Kur flasim për golashënuesit në derbit lokalë, atëherë fjala kryesore shkon te Ibra. Suedezi ka shënuar në derbin e Mançesterit me Unitedit, atë të Milanos me Interin dhe Milanin dhe atë të Katalonisë me Barcën.

3.Ronaldo (Inter, Real Madrid dhe Milan)

57d73f8f15e6b21c98000001
Një tjetër lojtar i derbive është edhe ‘Fenomeni’. Viktima e preferuar e tij ishte Atletico Madridi, pasi braziliani shënoi shtatë gola në katër ndeshje për Blancos ndaj Colchoneros. Por, braziliani ka edhe pesë gola në Derbin Madonnina, i fundit ishte për Rossonerët, i cili u shoqërua nga fishkëllima të shumta teksa ai festonte me duart e tij prapa veshëve, kjo sfidë është emëruar “sfida e tradhtisë” dhe është luajtur më 11 mars 2007.

2.Roberto Baggio (Juventus, Milan dhe Inter)

57d73e9c15e6b2821b000001
Roby është një kampionët më të dashur të futbollit italian, ai ka shënuar në tre derbi lokalë me tre fanella të ndryshme. Por, çuditërisht, Baggio nuk ka fituar asnjë derbi në të cilën ai ka shënuar. Tre gola të shënuar ndaj Toros me Juventusin, ndërsa Derby della Madonnina ka shënuar dy gola për Milanin dhe një për Interin.

1.Cristiano Ronaldo (Manchester United dhe Real Madrid).

Real Madrid's Portuguese forward Cristia
Kur flasim për derbit lokalë, atëherë CR7 lë prapa Messin, e gjitha kjo pasi Leo nuk ka luajtur në nivelin profesional në Argjentinë dhe kjo ia ka pamundësuar atij të shënon gol në ‘Derbin Rosario’, por Messi ka një varg golash ndaj Espanyolit. Të kthehemi te Ronaldo, ai ka shënuar disa herë në Derbin e Madridit ndaj Atleticos në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Po ashtu ka shënuar në Derbin e Mançesterit me Unitedin ndaj Cityt, por ka dështuar të shënon në atë të Lisbonës (Sporting-Benfica).

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Përfaqësueset
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

La Liga
Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Tifozëve të Bayernit iu është ndaluar pjesëmarrja në tribuna në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit

Tifozëve të Bayernit iu është ndaluar pjesëmarrja në tribuna në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori