LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe “nostalgjike”: Kanë qenë një serb dhe një shqiptar që janë ekzekutuar të përqafuar! (Foto/Video)

Mediat serbe “nostalgjike”: Kanë qenë një serb dhe një shqiptar që janë ekzekutuar të përqafuar! (Foto/Video)

Në ditët kur në qendër të vëmendjes është “incidenti” i një loje futbolli Serbi-Shqipëri, mediat serbe kujtojnë tregimin historik të vllaznim-bashkimit të serbëve dhe shqiptarëve të cilët të përqafuar shkuan drejt vdekjes.

Deri sa në qendër të vëmendjes së medieve dhe opinionit publik në Ballkan dhe jo vetëm mbetet fenomeni i fluturakes së ngritur mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, mediat serbe kanë “rikujtuar” historinë e jetës së dy heronjve të Jugosllavisë, Boro dhe Ramizit, simbolet e vëllazërisë së serbëve dhe shqiptarëve, të cilët u ekzekutuan të përqafuar!

Sipas medieve serbe, “gjatë luftës nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë për çlirim në Luftën e Dytë Botërore (1941-1945), ka pasur shembuj të shumtë të luftës së përbashkët serbo-shqiptare kundër pushtuesve fashistë”, transmeton Telegrafi.

“Shembujt legjendarë të kësaj lufte janë heronj popullore Boro Vukmirovic dhe Ramiz Sadiku, të cilët ishin kapur në prill 1943 në rrugën nga Gjakova për në Prizren, kur ata po shkonin në një takim me Svetozar Vukmanovic. Ata ishin torturuar nga policia fashiste dhe më pas, nga të shtënat ishin vrarë së bashku, për shkak se ata refuzuan të jenë të ndarë”, shkruajnë mediat në Serbi.

Më tej shtohet se Boro dhe Ramiz simbolizojnë “vëllazërinë” ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

“Pas luftës është vendosur një pllakë me emrat e Boro dhe Ramizit, në Prishtinë. Gjithashtu edhe janë kënduar këngë dhe shkruar poezi”, thonë mediat në Serbi.

Më tej mediat kanë publikuar edhe biografitë e tyre si dhe një video ku këndohen këngë për luftën e përbashkët shqiptaro-serbe, përkatësisht këngën “Partizani i vogël”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori