LAJMI I FUNDIT:

Messi thyen edhe një rekord me Barcelonën (Foto)

Messi thyen edhe një rekord me Barcelonën (Foto)

Lionel Messi ka ngritur statistikat e tij te gjiganti katalunas.

Sulmuesi argjentinas nuk ka të ndalur dhe çdo ditë e më shumë po hynë në analet e historisë së klubit të Barcelonës dhe po shkruan emrin me shkronja të arta.


Ndeshja ndaj Athletic Bilbaos nuk ishte e thjeshtë për Lionel Messin, pasi ka startuar në 350 ndeshje në La Liga për klubit katalunas.

Suarez: Messi është një bishë
Lexo po ashtu Suarez: Messi është një bishë

Messi gjithashtu ka hyrë në ‘Top 5’ të futbollistëve me më së shumti paraqitje zyrtare te Barcelona.

Janë 535 ndeshje për Barcelonën të luajtura nga ‘Pleshti magjik’, duke barazuar kështu rekordin e portierin Victor Valdes.

Ndërsa, në listë para tij janë: Xavi me 767 paraqitje, Andres Iniesta me 594, Carles Puyol me 593 dhe Migueli me 549 paraqitje. /Telegrafi/

messi1