LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi zbulon pyetjet që ua bën kandidatëve gjatë intervistës për punë

Miliarderi zbulon pyetjet që ua bën kandidatëve gjatë intervistës për punë
Drew Houston, chief executive officer and co-founder of Dropbox Inc., speaks at the TechCrunch Disrupt SF 2015 conference in San Francisco, California, U.S., on Monday, Sept. 21, 2015. TechCrunch Disrupt gathers the best and brightest entrepreneurs, investors, and hackers to discuss what's top of mind for the tech industry's key innovators. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg via Getty Images

Intervistat për punë janë gjithmonë të parehatshme, pasi at ngjallin një ndjenjë frike dhe shqetësimi. Ndaj, pa marrë parasysh përgatitjen dhe aftësitë, të gjithë kanë frikë se do të thonë diçka pa lidhje kur u shtrohet për shembull kjo pyetje: “Çfarë ju bën juve të përshtatshëm për këtë pozitë?” Po, sikur të merreni në pyetje nga një biznesmen miliarder, si do të reagonit?

Duke folur për New York Times, miliarderi 33-vjeçar, Drew Houston – që është themelues i Dropbox – ka zbuluar pyetjet të cila ua parashtron kandidatëve potencialë që konkurrojnë për punë, transmeton Telegrafi.


Këto janë pyetjet e tij të preferuara:

“Kush është më i miri në botë, në punën që ju e bëni, dhe nga kush keni ndikim?”

“Çfarë keni mësuar gjatë muajit të kaluar?”

“Sikur të ktheheshit dhjetë vite pas, çfarë këshille do t’i jepnit vetes suaj më të re?”

“Cilat janë mësimet më të mira, që i keni përvetësuar?”

Me anë të këtyre pyetjeve, ai pretendon të zgjedh personat adekuatë që me të vërtetë e duan punën për të cilën konkurrojnë.

“Personat e suksesshëm, janë vetëm ata që dinë ta ndajnë të mirën nga e përkryera”, ka thënë miliarderi Houston. /Telegrafi/