LAJMI I FUNDIT:

Moratti lavdëron De Boerin

Moratti lavdëron De Boerin

Ish-Presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti beson se Frank De Boer ka qenë i shkëlqyer në kohën e tij të shkurtër si trajner.

Trajneri holandez i Nerazzurrëve ishte nën presion të hershëm të ndërtimit të skuadrës deri në ndeshjen e natës së diele me rivalët e vjetër të Juventusit, por një fitore surprizë 2-1 e ka parë humorin në San Siro të ndryshojë tërësisht.


“De Boer ka qenë i shkëlqyer, nuk ishte e lehtë. Ai meriton besim, sepse ai ka treguar përulësi dhe profesionalizëm”, ka thënë Moratti për Premium Sport, transmeton Telegrafi.

De Boer: Fitore e merituar, kënaqem vetën dhe tifozët
Lexo po ashtu De Boer: Fitore e merituar, kënaqem vetën dhe tifozët

“Ishte një e hënë e lumtur për shkak të reagimit pas humbjes së tmerrshme të enjtes që ishte shumë madhe”.

“Me kaq shumë probleme, De Boer ka qenë i shkëlqyer dhe kështu ishin të gjithë djemtë, me Icardin në krye të tyre”, përfundoi Presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/