Kryetari i Komisionit qeveritar për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, reagon ndaj artikullit “Në atlaset e Murat Mehës, kufiri është deri në Çakorr”, të publikuar tek Telegrafi, më datën 19 gusht 2016.
Në artikullin e Telegrafit, është publikuar harta e një Atlasi shkollor, autor i së cilës është Meha, ku shihet se kufiri i Kosovës me Malin e Zi kalon në Çakorr. Po ashtu, vija kalon edhe te Kulla e Zhlebit.
Meha, në reagimin e tij thotë se Atlasi gjeografik “nuk ka asnjë devijim të kufirit të Kosovës”. Sipas tij, harta është keqinterpretuar dhe, ndonëse këto dy pika janë në vijën kufitare, thotë se “Qafa e Çakorrit është lartë te kthesat e rrugës, jashtë territorit të Kosovës ashtu si shihet rrethi i kuq në hartën”.
Reagimin e tij, mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Duke përcjell mediat e shkruara dhe elektronike, shpesh herë të krijohet përshtypja se gjithçka mund të kontestohet bile edhe ajo që është reale, e prekshme dhe e pakontestueshme. Që në fillim, dua të sqaroj se Atlasi gjeografik shkollor, i vitit 2012, i botuar nga Libri Shkollor, autor i të cilit jam unë, është vazhdimësi dhe azhurnim i atlaseve paraprake. Ky atlas gjeografik është shumë i përpiktë dhe i saktë, dhe nuk ka asnjë devijim të kufirit të Kosovës nga vija e paraqitur në hartën turistike, faqe 50. Këtu, vija e kufirit me Malin e Zi shihet se është pikërisht sikur ka qenë vija administrative e Kosovës. Rrethi i kuq në hartë tregon Qafën e Çakorrit. Në shkrim thuhet se ‘Telegrafi ka siguruar disa pjesë nga ky Atlas përmes të cilit ilustrohet qartë se deri ku është ’mexha’ e Kosovës, sipas profesorit universitar Murat Meha’.
Në këtë rast, Telegrafi me apo pa qellim, apo nga mungesa e njohurisë për leximin e hartës, e ka keqinterpretuar hartën e Kosovës. Jam i bindur se nxënësit që e mësojnë gjeografinë e lexojnë qartë këtë hartë, dhe shihet që Qafa e Çakorrit është lartë te kthesat e rrugës, jashtë territorit të Kosovës ashtu si shihet rrethi i kuq në hartën në vijim.
Disa nga kundërshtarët e shënimit të vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi, në mungesë të argumenteve relevante për kufirin, kanë filluar hulumtimin dhe interpretimin e hartave dhe atlaseve nga autorësia ime. Ndaj, për kënaqësinë time profesionale, por edhe të atyre që hulumtojnë, dëshiroj t’ju informoj se përveç punimeve të shumta profesionale e shkencore kam përpiluar dhe botuar shumë harta dhe atlase gjeografike. Sigurisht që këtu nuk ka hapësirë t’i prezantoj të gjitha botimet e atlaseve dhe hartave, por disa në forme kronologjike janë në vijim e mund t’i gjeni dhe t’i analizoni.
Të gjitha këto botime, besoj se disa prej tyre i gjeni edhe në vitrinat e shtëpive tuaja, që janë të paraqitura në vijim, janë me kufirin e Kosovës korrekt, zyrtar i cili është edhe në Komunën e Pejës.
Do t’ju falënderoj për komentet dhe publicitetin qe ua keni dhënë këtyre publikimeve hartografike dhe së shpejti do të ribotohen në tirazh të madh.
1. Atlasi i vitit 2012 dhe harta e plotë turistike, faqe 50.
2. Atlaset nga viti 2003, disa botime të plotësuara deri në vitin 2012 me tirazh të lartë. Vija kufitare sikurse tani vija zyrtare, pa asnjë ndryshim.
3. Prospekti turistik “Kosova në shikim te parë”2004, në tri gjuhë: Shqip, serbisht dhe anglisht.
4. Harta e rrugëve te Kosovës: tri botime të vitit 2001, pastaj 2005, 2007, 2008, dhe botimi i vitit 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë se Shqipërisë.
5. Këto dy harta të shpalosura janë: njëra botim i vitit 2001 dhe tjetra botim i vitit 2012. Hartat prezantojnë vazhdimësinë zyrtare të vijës kufitare ndërmjet të Kosovës dhe Malit të Zi, e cila gjithnjë është e njëjtë, korrekte dhe zyrtare”, thuhet në reagimin e Mehës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gazetarja e CNN, Christiane Amanpour: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën

Klinaku: Një prej akuzave për Thaçin erdhi nga Albin Kurti

Buzhala: Haxhiu do të propozohet tri herë për kryeparlamentare, pastaj LVV-ja do abstenojë

Një person gjendet pa shenja jete në një restorant në Malishevë

“Aktgjykimi i Kushtetueses si nga zyret e PDK-së”, Gashi – Muratit: Qare s’ka pa e zbatu

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, "KAYO" do të merret me trajnimin e tyre

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Krijuar për t’ju përshtatur jetës suaj në lëvizje: Zbulo eksperiencën e re Galaxy me Z Flip7, Z Fold7 dhe aksesorët inteligjentë

Siguro furnizimin me energji elektrike: Lidh kontratën me Enerco para 30 korrikut

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!
Më të lexuarat

Tri vajza shpëtojnë për mrekulli nga një gomë kamioni që fluturoi drejt tyre në Prishtinë

Kaos total në Beograd - përkrahësit e Vuçiqit sulmojnë protestuesit

Takimi Trump-Putin në Alaskë - gjithçka që po ndodh para samitit, minutë pas minute

Nga Jalta dhe Mynihu deri në Alaskë - marrëveshjet sekrete të fuqive të mëdha që shkruan fatet e popujve evropianë

Casemiro parashikon se kush do ta fitojë Ligën Premier në szonin 2025/26

Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin - Zabërgja dhe Berisha gjejnë rrjetën