LAJMI I FUNDIT:

‘New York Daily News’ për Prince Coffee në New York: Një yll i shndritshëm në Bronx

‘New York Daily News’ për Prince Coffee në New York: Një yll i shndritshëm në Bronx

Gazeta prestigjioze Njujorkeze “New York Daily News”, i ka kushtuar një artikull “Princ Coffe House”, e cila është hapur rreth një muaj më parë në këtë qytet.

Sipas “New York Daily News”, kjo kafene tashmë është shndërruar në një destinacion simpatik në ‘Arthur Avenue’, dhe një yll i shndritshëm në mesin e dhjetëra bizneseve të reja në zhvillim e sipër në Bronx.


Në këtë kafene, shpalosen produktet e “Devolli Corporation” duke përfshirë “Princ Caffe Turke” dhe “Princ Espresso”. Por, gazetarit nuk i kanë shpëtuar nga syri as ëmbëlsirat dhe ambientet impresive të Lokalit.

auto_77771462880790

Në këtë artikull theksohet se edhe pse është hapur qe një muaj, “Princ Coffee House”, tashmë është bërë destinim për shumë turistë dhe studentë. Për çdo vit ‘Bronx week’ shpallë zonën më të mirë dhe këtë vit Bronx-i është përzgjedhur me ‘Prince Coffee House’ në rrugën ‘Arthur Avenue’.

Megjithatë, nuk është vetëm trendi, me një fjalë ‘Prince’ është e “shijshmja”. Kafe, desertë dhe pasta, të gjitha janë të shijshme. Ambienti është po aq i shijshëm, aq sa janë ambienti dhe baristat dhe stafi.

Dekori i ‘Prince’ është po ashtu aq i ëmbël. Një mural shekullor i Evropës Lindore shtrihet në faqen e murit kryesor. ‘Prince’ ofron një sërë mundësish, tavolina të vogla dhe dhoma prapa e cila përfshinë një tavolinë të madhe prej druri për grupe.

“Prince Coffe House”, po që është një vend i përsosur për takime të ndryshme. /Telegrafi/