LAJMI I FUNDIT:

Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)

Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)

Serie A nuk është aq joshëse siç ishte dikur, por ajo është ende e dashur në nivel global. Fanella elegante, stadiume sharmante të vjetruara dhe natyrisht, taktikat sikur në shah.

Kampionati italian gjithmonë ka qenë njëri nga më të fortit dhe më të shikuarit në glob.


Megjithatë, vitet e arta të Series A thuhet të jenë vitet e 90-ta dhe fillim vitet 2000, kur ishte një ‘hit’ botëror, transmeton Telegrafi.

‘Pandat nuk janë specie e rrezikuar, por 10-shet klasike’
Lexo po ashtu ‘Pandat nuk janë specie e rrezikuar, por 10-shet klasike’

Forcën dhe bukurinë e këtij kampionati e tregojnë më së miri emrat që kanë luajtur dhe kanë kaluar në futbollin italian.

Këtu është një kujtesë e disa nga protagonistët apo yjet kryesore të dekadës së artë në të cilën shikueshmëria e Series A kishte vendosur veten larg para kampionateve tjera. /Telegrafi/

Disa nga superyjet që luajtën në Serie A: 

Ronaldo

Fenomeni ishte një koktej i forcës, ritmit, teknikës (dhe lëndimeve të trishtueshme) për Interin mes viteve 1997 dhe 2002. Gazetari i nderuar Enzo Palladini, në biografinë e tij të R9, me titull ‘Paura del Buio’, ka thënë vetëm një mënyrë jetese joprofesionale ka mundur ta ndal makinën e golave, i cili tejkaloi edhe Diego Maradonan dhe Pelen.

ronaldo

Roberto Baggio

Një njeri i qetë, i gjykuar si i rezervist nga disa, Baggio ka luajtur për Juventusin, Milanin, Inter, Bologna dhe Brescia. Një prekje hyjnore, temperamenti gjakftohtë dhe qetësia e tij për driblime kanë lejuar atë për të kapërcyer pengesat dhe t’i befasoj shikuesit.

baggio

Zinedine Zidane

Enigmatik, vullkanik dhe shumë francez. Zidane ishte i panjohur për një numër të madh njerëzish, kur Juventusi ka nënshkruar me atë nga Bordeaux në vitin 1996. Së shpejti u bë një legjendë e padiskutueshme. “Trupi i një ariu, mendja e një dhelpre” është ajo që e përshkruante atë. Mund të fitonte lojëra i vetëm pasi ishte po aq efektiv si brenda sulmit ose prapa sulmuesve.

zidane

Paolo Maldini

Shfaqje të këqija të Maldinit janë shumë të rrallë karshi episodeve të lumtura për skuadrën e Milanit. Fillimisht Maldini e nisi si një një mbrojtës i majtë pastaj u zhvendos në qendër pasi arriti një moshë të caktuar, Paolo bëri gjithçka të përkryer.

maldini

Alessandro Del Piero

Është gjithmonë e këndshme, kur një sportist i nivelit të lartë është gjithashtu një qenie jashtëzakonisht e admirueshme njerëzore. Del Piero u bashkua me bardhezinjtë nga Padova në vitin 1993 dhe brenda pak vitesh u ngrit në një markë golash, ku shumica përfundonin në këndin e epërm të portës pas prerjes së brendshme të topit. Një lëndim në gju në vitin 1998 e detyroi atë për të ndryshuar stilin e tij. Me këmbë në tokë Alex qëndroi me Juventusin deri në vitin 2012 duke u respektuar kudo që shkonte, brenda dhe jashtë Italisë.

el piero

Javier Zanetti

Fytyra e Interit modern. I gjithanshëm, trim dhe qëndrueshmëria e një vrapuesi të distancave të gjata. Argjentinasi Zanetti ngriti Kupën UEFA më 1998 dhe në 2010 Ligën e Kampionëve me Interin. Stili i vrapimit, shtyja e tij, shkëputja nga krahët dhe njeri i aftë në menaxhimin me futbollistë dhe gjyqtarë e bëri atë një idhull. Zanetti doli në pension në vitin 2014, pas 858 paraqitjet në nëntëmbëdhjetë sezone. Tani është zëvendës-president i klubit.

zannetti

Francesco Totti

Ka pak nevojë të flitet për të. Hero i vendlindjes. Debutoi në moshën 16-vjeçare, kapiten që nga viti 1998, fitues i ‘Scudettos’ në vitin 2001. Shënues i mbi 304 gola (deri tani). Kurrë nuk do të ketë një tjetër si ai. Mbreti i Romës.

totti1

Yje tjera:

Franco Baresi

Gabriel Batistuta

Paul Gascoigne

Fabio Cannavaro

Alessandro Nesta

Lilian Thuram

Thierry Henry

Dennis Bergkamp

Gaizka Mendieta

Michael Reizeger

Rivaldo

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori