LAJMI I FUNDIT:

Një gotë verë në ditë zvogëlon shansin për shtatzëni

Një gotë verë në ditë zvogëlon shansin për shtatzëni

Ekspertët besojnë që alkooli i tepërt ndikon në ciklin natyral të femrës dhe mund t’i dëmtojë qelizat vezore.

Një gotë e madhe verë në ditë mund që për 18 për qind të zvogëlojë shanset që femra të mbetet shtatzënë, ka treguar studimi i ri, transmeton Telegrafi.

Ekspertët besojnë që alkooli i tepërt ndikon në ciklin natyral të femrës dhe mund të dëmtojë qelizat vezore.

Hulumtuesit danezë kanë analizuar 6.120 femra të moshës prej 21 deri në 45 vjeç në periudhën nga qershori 2007 deri në janar të këtij viti, të cilat janë përpjekur të mbeten shtatzënë.

Të gjitha kanë plotësuar pyetësorin për atë se sa shpesh kanë konsumuar alkool dhe saktësisht çfarë kanë pirë.

Rezultatet kanë treguar që femrat të cilat kanë pirë së paku se 250 mililitra alkool në ditë kanë pasur 18 për qind shanse më pak që të mbeten shtatzënë gjatë vitit pasues.

Megjithatë, ekspertët thonë se femrat mund të konsumojnë sasi të vogla të alkoolit, derisa përpiqen të ngelen shtatzënë, pasi nuk ka ndonjë argument se konsumimi i kontrolluar dëmton fertilizimin.

Kështu që nëse planifikoni një shtatzëni, mendoni rreth mënyrës suaj të të sjellurit, të jetuarit, për të përmirësuar shanset tuaja për të pasur një bebi të shëndetshëm. /Telegrafi/

maxresdefault

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori