LAJMI I FUNDIT:

Një kompani amerikane e interesuar për prodhimin e automjeteve ushtarake në Kosovë (Video)

Një kompani amerikane e interesuar për prodhimin e automjeteve ushtarake në Kosovë (Video)

Kompanitë amerikane kanë filluar të shprehin interesim për të investuar në Kosovë, sepse vendi ynë është duke u parë si mundësi e mirë për investime. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

Zeka ka potencuar se interesimi më i madh janë sektorët minerarë dhe ata të gjenerimit të energjisë së elektrike.


”Ne në Odën Amerikane e kemi thënë edhe më herët që ka pasur një interesim të shtuar të kompanive amerikane në sektor të ndryshëm. Besoj që kanë qenë edhe aktivitete të promovimit qoftë Agjencioni për Promovimin e Investimeve ose ministrat individual kanë bërë anembanë vendit. Ka qenë ndoshta edhe reformimi i mjedisit për të bërë biznes që gradualisht ka filluar të përçojnë mesazhe te investitorët amerikanë se Kosova megjithatë ofron një mjedis të përshtatshme për të bërë biznes. E sidomos në aspektin afagjitë edhe kjo është ndoshta edhe arsyeja pse ka një shtim të interesimit të kompanive amerikane. Nuk është thjeshtë çështje e interesimit të shtuar por është finalizim i vizitave që këta kanë pasur këto dy tre vitet e fundit edhe natyrisht duke ju falënderuar edhe reformave që janë ndërmarrë në terren nga ana e ministrive të caktuara”, tha Zeka.

Ai i ka përmendur disa nga kompanitë amerikane, të cilat tashmë janë të njohura për opinionin për interesimin e investimeve në vendin tonë.

Sipas tij, këto investime arrijnë shifra prej qindra milionë dollarëve, dhe pritet të krijojnë numër të madh të vendeve të punës.

“Marrëveshje e cila pritet të finalizohet për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re për të cilën është kualifikuar një kompani amerikane. Në anën tjetër aprovimi i cili pritet të jepet nga ana e Kuvendit të Kosovës po ashtu për aplikimin për aktivitetin eksploruese, minerare të kompanisë ‘Envidity Energy Inc’, që është po ashtu kompani me kapital amerikan. Që janë dëshmi e rëndësishme e interesimit që kompanitë amerikane po fillojnë që të kenë gjithnjë e më tepër për shtrirjen e operacioneve të tyre në Kosovës. Po ashtu pamë nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, ndemjet një kompanie amerikane ‘Stone Alliance’ dhe kryetarit të Kuvendit, memorandum i cili do t’i mundësojë kompanisë amerikane që pastaj të fillojë me mbledhjen e fondeve me sigurimin e financimit tek institucionet financiare amerikane. Ashtu që të mund të nisë investimin i cili besohet që gjatë gjithë kohës së tij sa do të zgjasin aktivitetet afariste do të shkojnë në qindra miliona dollarë amerikan. Dhe pritet të krijojë një numër të madh të vendeve të punës”, tha Zeka.

Zeka ka treguar edhe një rast të një kompanie me pronësi amerikane, e cila është e interesuar që në të ardhmen të investojë në ndërtimin e automjeteve ushtarake.

“Interesim ka pasur edhe në sektor të tjerë e kemi përmendur edhe më herët interesimin e një kompanie amerikane për të shtrirë operacionet e saj në ndërtimin e automjeteve ushtarake po që ende ka mbet në nivel të interesimit . Kompania realisht ka kërkuar që të dijë se sa është kapaciteti buxhetor i vendit për të blerë së paku automjete të tilla ushtarake, nëse e ka të pamundur që t’i eksportojë të njëjtat atëherë që të njëjtat të përfundojnë brenda vendit edhe shifrat sikur kanë qenë të vogla. Megjithatë ato shifra buxhetore mund të ndryshojnë në vitet në vijim derisa vendi të filloj të transformojë forcën e saj të sigurisë në një ushtri në një armatë të vërtet. Edhe atëherë natyrisht do të rriten edhe nevojat për blerjen e automjeteve të tilla të blinduara ose automjeteve ushtarake ku ndoshta mund të përfundojë ose të nisë një investim në sektorë të tillë. Ka pasur interesim tjetre edhe në sektorin e teknologjisë informacionet dhe telekomunikime , hapjen e qendrave të ashtuquajtura thirrje telefonike ose nënkontraktonit të bizneseve të proceseve të tilla afariste. Deri më tani kemi parë që kryesisht këto qendra të thirrjeve janë vetëm në gjuhët gjermane “. tha Zeka.

Ai ka shtuar se pritjet e Asociacionit të Biznesit nga qeveria kanë qenë shumë më të mëdha. Por që sipas tij, në Kosovë ka filluar të përmirësohet klima e bërjes biznes.

“Në përgjithësi pritjet tona edhe si Odë Amerikane edhe si Komunitet i biznesit kanë qenë shumë më të mëdha. Po që nuk mund të jemi vetëm kritikues dhe të themi që nuk ka ndodhur asgjë. Liberalizimin e negocimit që investitorët potencial strategjikë do të donin ta kishin me Qeverinë, duke ju shmangur procedurave burokratike dhe administrative të cilat për investitorët serioz mund të duken si tepër rënduese dhe natyrisht një investitor i tillë do të u shmangej ose nuk do të provonte fare në kalonte në ato procedura dhe do të orientohej në një vend tjetër të rajonit. Megjithatë po arrijnë rezultat më të madh në tërheqjen e investimeve të huaja krahasuar me vendin tonë.”, tha Zeka.

Mungesën e deritashme të ligjit për investime strategjike e ka parë si pengesë kryesore e cila ka pamundësuar që shumë biznese të zgjedhin vendet të tjera në rajon.

Po ashtu, Zeka kërkon që sa më parë të hyjnë në fuqi të gjitha ato lehtësira të cilat vendin do ta bënin atraktiv për investitorët e huaj.

Ligji për investime të huaja ka hyrë në fuqi në këtë muaj, por bazuar në raportin e fundit të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), vlerësimi i ekonomisë për 3 mujorin e dytë të këtij viti , thuhet se ka rënie të investimeve të huaja.

Investimet e Huaja Direkete (IHD) të pranuara në Kosovë, deri në qershor 2016, arritën vlerën prej 97.5 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vlerën prej 163.0 milionë euro të regjistruar në periudhën e njëjtë të vitit 2015./Telegrafi/