LAJMI I FUNDIT:

Parashutisti transmeton live vdekjen e vet në Facebook (Foto/Video, +18)

Parashutisti transmeton live vdekjen e vet në Facebook (Foto/Video, +18)

Piloti italian i cili vdiq në Alpe pasi u rrëzua nga një lartësi e madhe, ka transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin social vdekjen e vet, shkruan Daily Mail.

Armin Schmeider 28-vjeç u kishte thënë miqve të vet në rrjetin social: “Sot do të fluturoni me mua”, para se të hidhej nga një maje mali në Kandersteg të Zvicrës, i veshur me kostumin fluturues “wingsuit”, transmeton Telegrafi.


2

Pas disa sekondave në filmim dëgjohet duke bërtitur dhe zhurma e përplasjes. Ndërkaq e përditshmja zvicerane “Blik”, shkruan se shikuesit në rrjetin social kanë mbetur të habitur.

Policia në Bern ka bërë të ditur se trupi i pajetë i italianit është gjetur jo shumë larg kodrës, vend ky i njohur për kërcim me parashutë. /Telegrafi/