Personat me grupe të ndryshme të gjakut, në sipërfaqe të eritrociteve (qelizave të kuqe të gjakut) përmbajnë proteina (antigjene) të cilat janë specifike për grupin e tyre të gjakut. Poliklinika “Galaxy”+377 44 502 415www.poliklinika-galaxy.com

Grupi A i gjakut ka njërin lloj të proteinave, grupi B tjetrin, grupi AB të dy llojet, ndërsa grupi O asnjërin. Krahas këtyre proteinave, në bazë të të cilave përcaktohet se cilit grup të gjakut i takojmë, ekziston edhe një lloj tjetër proteine, që gjendet në qelizat e pjesës më të madhe të popullatës, ndërsa te të tjerët nuk ekziston.


Kjo proteinë quhet “Rhezus factor”. Ata të cilët në qelizat e tyre e përmbajnë këtë faktor janë Rh-pozitivë, ndërsa ata të cilët nuk e kanë janë Rh-negativë.

14755 16 10 12 12 29 18 9451500

Si funksionin e gjithë kjo?

Shumica e njerëzve, në fakt afër 85% e popullatës janë Rh-pozitivë. Nëse femra është Rh-negative, ndërsa mashkulli Rh-pozitiv dhe ata dy fillojnë fëmijë, ekziston rrezik potencial për inkompatibilitet. Çfarë ndodh në të vërtetë?

Mund të ndodhë që fëmija i cili zhvillohet në barkun e nënës Rh-negative të trashëgojë grupin e gjakut Rh-pozitiv nga babai (dhe kjo ndodh në 50% të këtyre rasteve). Atëherë vijnë problemet, por jo në shtatzëninë e parë, sepse gjatë saj gjaku i fetusit nuk kalon në qarkullimin e gjakut të nënës.

Megjithatë, gjatë lindjes, gjaku i foshnjës depërton në qarkullimin e gjakut të nënës me ç’rast organizmi i saj fillon të prodhojë antitrupa (molekula proteine të cilat më vonë i shkatërrojnë antitrupat “e huaj” në organizëm).

Antitrupat Rh janë të padëmshëm derisa e njëjta femër mbetet sërish shtatzënë. Atëherë antitrupat do të nisen në ‘luftë’ kundër eritrociteve të fetusit sepse i konsiderojnë ato si trupa të huaj.

Antitrupat shumë shpejtë kalojnë nëpër placentë dhe arrijnë në qarkullimin e gjakut të foshnjës së palindur dhe shkaktojnë shkatërrim masovik të eritrociteve, që mund të sjellë deri te anemia e rëndë, ndërsa në rastet më të rënda mund të vdesë foshnja në mitër. Po ashtu mund ta shkaktojnë edhe gjendjen e quajtur sëmundje hemolitike ose sëmundja Rh.

Si mund të parandalohet sëmundja Rh?

Sot, femrave, te të cilat ekziston mundësia e zhvillimit të antitrupave në shtatzëni, iu jepet një ose dy doza imunoglobulinë Rh. E para jepet gjatë javës së 28 të shtatzënisë, ndërsa e dyta në 36 orët e para pas lindjes së fëmijës (më së largu në 72 orët e para). Dhënia e imunoglobulinës Rh pengon formimin e antitrupave Rh.

Imunoglobulina Rh, po ashtu mund të jepet edhe pas abortit, amniocentezës ose gjakderdhjeve gjatë shtatzënisë. Ky injeksion pengon formimin e çfarëdo antitrupash potencialë, të cilët mund t’u shkaktojnë dëm foshnjave të ardhshme.

Rh factor and Rh compatibility during pregnancy

Çka nëse foshnja megjithatë sëmuret?

Nëse me anë të analizave tregohet se femra që në shtatzëninë e parë ka të zhvilluar antitrupat Rh në qarkullimin e gjakut (që mund të jetë si pasojë e kalimit të gjakut të fetusit nëpër placentë dhe në qarkullimin e gjakut të nënës), ekziston dyshimi i ekzistimit të sëmundjes hemolitike të fetusit ose sëmundjes Rh. Në këtë rast mund të bëhet amniocenteza për t’u llogaritur niveli i bilirubinës në lëngun amniotik.

Sipas nevojës vlerësohet edhe niveli hemoglobinës dhe ekzistimi i anemisë së fetusit, ndërsa gjatë gjithë shtatzënisë do të përcillet mirë numri i antitrupave.

Rrallëherë (nëse inkompatibiliteti është shumë serioz dhe shëndeti i fëmijës është i rrezikuar) preferohet transfuzioni i gjakut të fëmijës derisa është në barkun e nënës ose menjëherë pas lindjes.

Qëllimi i këtij transfuzioni është zëvendësimi i gjaku të fëmijës me ç’rast arrihet stabilizimi i nivelit të qelizave të kuqe të gjakut dhe rregullohet edhe dëmi eventual i shkaktuar nga qarkullimi i antitrupave Rh në qarkullimin e gjakut të foshnjës.

Megjithatë, falë efikasitetit të imunoglobulinës Rh, ky lloj transfuzioni bëhet te më pak se 1% e rasteve. /Telegrafi/

Doula Part4