LAJMI I FUNDIT:

Përpjekja më e madhe e Evropës për krijimin e artikujve në Wikipedia po lëviz – Kosova pjesë e saj

Përpjekja më e madhe e Evropës për krijimin e artikujve në Wikipedia po lëviz – Kosova pjesë e saj

Kosova po i bashkëngjitet për herë të parë e paksa me vonesë garës së Pranverës së Wikimedias në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Qëllimi i garës është përkthimi i sa më shumë artikujve të përzgjedhur nga Wikimedianët e këtij rajoni mbi vendet e tyre. Wikipedianët e vendeve të tjera poashtu do të përkthejnë nga anglishtja mbi 100 artikuj për Kosovën në gjuhët e tyre. Për Shqipërinë ka një listë të ndarë. Në fund do të ketë edhe çmime që do të zbulohen më vonë për redaktuesit më të zellshëm. Gara zgjatë deri më 31 maj.

Wikipedianët nga 22 vende do të fitojnë shpërblime për të shkruar në lidhje me temat që kanë të bëjnë me Evropën Qendrore dhe Lindore.


Gara është më e madhja në Evropë dhe një nga më të mëdhatë në wiki globalisht. Për 10 javë në mes të 21 marsit dhe 31 majit do të shihni Wikipedianët vullnetarë nga 22 vende të shkruajnë artikuj rreth kulturës, historisë, gjeografisë, sportit, njerëzve të shquar dhe të institucioneve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Qëllimi i garës është eliminimi i “terra incognita” në subjektetet e Wikipedias të ndërlidhura me këtë pjesë të Evropës.

“Në shumë nga Wikipediat në rajon ka më shumë informacion në lidhje me vendet e mëdha sesa për vetë rajonin tonë”, ka thënë Nikola Kalçev, koordinator ndërkombëtar i CEE Spring 2016.

Organizatorët parashikojnë që disa mijëra artikuj të rinj do të krijohen apo përmirësohen gjatë konkursit në lidhje me historinë, kulturën, politikën, dhe gjeografinë e rajonit. Pjesëmarrësit që regjistrojnë kontributin më të madh në përmbajtje do të marrin shpërblime. Konkursi është i hapur për këdo, përfshirë edhe ata pa përvojë paraprake në redaktim të Wikipedias.

Më shumë informacion mund të gjendet në faqen e garës http://bit.ly/1XcdFzT.

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori