Pogba: I lumtur për golin dhe për paraqitjen ekipore

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka folur pas fitores 4-1 ndaj Leicester Cityt.
Ylli francez shënoi ndaj ‘Dhelprave’ dhe ky ishte goli i parë i tij me Djajtë e Kuq.
"Ne e dinim se do të jetë e vështirë. Ne jemi shumë të lumtur me paraqitjen tone".
"Jam shumë i lumtur me golin, dua të vazhdoj dhe të arrij më shumë", ka thënë Pogba pas ndeshjes.
Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































