LAJMI I FUNDIT:

Pokemon Go Plus lansohet zyrtarisht

Pokemon Go Plus lansohet zyrtarisht

Pokemon Go Plus që duhej të lansohej në korrik së bashku me lojën Pokemon Go më në fund është i gatshëm për treg.


Go Plus iu mundëson kapjen e Pokemonëve dhe koleksionimin e tyre pa pasur nevojë të përdorni telefonin tuaj dhe në të njejtën kohë mund të lidhet me telefon përmes Blutetooth.

Kjo pajisje është në formë të një byzylyk të dorës e cila ua mundëson të luani lojën kur jeni në lëvizje pa pasur nevojë të shikoni në ekranin e telefonit tuaj.

Pokemon Go Plus është e përshtatshme për iOS dhe Android dhe lidhet përmes Bluetooth për të gjetur pikat më të afërta ku janë të vendosur Pokemonët.

Pajisja nuk mund të funksionoj pa aplikacionin Pokemon Go dhe në të njejtën kohë kërkon një telefon të pajtueshëm dhe që mbështet aplikacionin.

Për më shumë informata mund të vizitoni ueb faqen zyrtare të Nintendo-s. pajisja është e gatshme për blerje në tregun britanez me një vlerë prej 34.99 funtave.