LAJMI I FUNDIT:

Prince Coffee House tani edhe në New York (Foto)

Prince Coffee House tani edhe në New York (Foto)

Rrjeti i Prince Coffee House tashmë ka shtrirë rrejtin e saj edhe përtej Oqeanit Atlantik, duke hapur filialin e saj edhe në Arthur Avenue, Bronx, New York.

Edhe pse simbolik, ky është investimi i parë direkt i një firme kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të punësohen rreth 20 punonjës .

Pra, tani edhe në New York mund të konsumoni produktet e Princ Coffee House, sikurse në Kosovë, duke filluar nga espresso, makijato e deri tek ëmbëlsirat e përgatitura nga kuzhinierët e Prince Coffee House .

Ambienti i rregulluar me motive shqiptare, me një staf të përkryer dhe të përkushtuar nga djemtë dhe vajzat nga Kosova do t’ju mirëpresin të gjithë juve që jetoni në New York për të shijuar MAKIATON më të mirë të përgatitur nga Prince Coffee House. /Telegrafi/

princ1

princ2

princ3

princ4

princ5

princ6