LAJMI I FUNDIT:

Qeveria me portal për shpenzimin e parasë publike

Qeveria me portal për shpenzimin e parasë publike

U lansua sot portali online për publikimin e të dhënave qeveritare “Kosova e Hapur”, ku do të publikohen shpenzimet e parasë publike, me qëllim që qytetarët të jenë më të informuar.

Portali është ende në fazën fillestare të zhvillimit.


Me ketë platformë të dhënat janë të hapura, duke bërë që paratë publike të shpenzohen në mënyrë më efektive, si dhe duke iu mundësuar njerëzve që të jenë më të informuar kur bëjnë zgjedhjen e shërbimeve, qoftë në standardin që ju siguron ky shërbim apo mundësitë e ofruara përmes tij.

Ministri i Integrimeve, Ramadan Ilazi tha se qëllimi i këtij portali të jetë adresa kryesore për qasjen e të dhënave pa kërkesa dhe procedura.