LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shqipëria nuk është vend mysliman

Rama: Shqipëria nuk është vend mysliman

Vizitën e Papa Françeskut I në Shqipëri dhe pritjen që iu bë, kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, e quan mrekulli. Thotë se Shqipëria nuk është vend mysliman, por sipas tij, është vend europian. Kur përcolli Papën në aeroport, në orët e vona, tha se Shqipëria dha shembull të mirë në gjithë botën, për bashkëjetesë fetare.

-->

Foli edhe për përfaqësuesit e besimeve të ndryshme, që ishin në pritje të Papës. Vlerësoi se ata bënë që Shqipëria të jetë çudia në të gjitha ekranet e botës. Rama vlerësoi se kjo tregon që e Shqipëria nuk është ajo e sterotipeve dhe paragjykimeve që deri tani janë parë.

Sipas kryeministrit shqiptar, Shqipëria ndodhet përpara kërcënimesh dhe tundimesh të mëdha, andaj sipas tij, e dëshiruan aq shumë vizitën e Papës. “Ardhja në Shqipëri e një lideri të përbotshëm shpirtëror, e një flamurtari të përpjekjes njerëzore kundër përjashtimit, kundër paragjykimit dhe ndasisë mes njerëzve për arsye feje, për arsye etnie, race apo shtrese sociale, dhe mbi të gjitha pritja e tij sot me kaq dëshirë dhe me kaq entuziazëm, nga të krishterët dhe myslimanët pa dallim, është një mrekulli e rrallë për botën që ne jetojmë dhe duke qenë pjesë e kësaj mrekullie çdo ditë, mbase ne jemi të parët që e kemi më të vështirë për të perceptuar se çfarë thesari kemi në duar dhe çfarë detyrimi kemi tek të gjithë që ta bëjmë këtë thesar të rrezatojë anë e mban, në funksion të nxjerrjes në pah në sytë e të gjithë të saja që Shqipëria është ndryshe”, tha ai.

Rama theksoi se shqiptarët, të çfarëdo feje, synojnë BE-në, pa asnjë sherr dhe ndasi fetare, dhe sipas tij, shqiptarët nuk kanë luftë fetare me aske.

Sipas tij, Shqipëria nuk është vend mysliman, por europian. “Shqipëria nuk është vend mysliman, por vend europian, qytetarësh me besime të ndryshme, mishëron sot një shembull absolutisht të shkëlqyer të bashkëjetesës fetare, një shembull që e pamë të gjithë, tërhoqi botën jo vetëm për vizitën e Papës, por pas përmbajtjes themelore së kësaj vizite që është bashkëjetesa fetare e cila e bëri Shqipërinë të jetë shumë, shumë e rëndësishme në hartën e rrugëtimit të Papës, por edhe në hartën e rrugëtimit të familjes së vende demokratike, e rrugëtimit të paqes”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama e vlerëson se nuk është aspak e rastit që Papa fillon udhëtimin e tij apostolik nga Shqipëria. Ai u shpreh i bindur se Shqipëria tani do të shihet ndryshe, si një thesar, i cili thesar, sipas tij, ka kaluar nëpër gjithçka që nuk e ka merituar. /Telegrafi/