LAJMI I FUNDIT:

Ramazani: Muaji i përsosur për ta lënë duhanin, bëjnë të ditur ekspertët shëndetësorë

Ramazani: Muaji i përsosur për ta lënë duhanin, bëjnë të ditur ekspertët shëndetësorë

Disa ekspertë thonë se ndër arsyet kryesore se përse duhanpirësit frikësohen ta lënë duhanin, është për shkak të frikës se mund të shtojnë peshë.

Sidoqoftë, këta ekspertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sugjeruar ta shfrytëzoni Ramazanin si mundësi të mirë për ta hequr qafe këtë shprehi, transmeton Telegrafi.


Lënia e duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund ta bënë duhanpirësit për shëndetin e tyre, ndërsa përfitimet shëndetësore janë të menjëhershme.

Ata duhet ta shfrytëzojnë muajin e shenjtë për ta lënë atë, pasi që myslimanët nuk janë të lejuar të pinë duhan gjatë orëve të agjërimit.

Logjikisht, nëse jeni agjëruar, ju jeni duke menaxhuar të mos pini duhan për 16 orë brenda një dite dhe krejt çfarë duhet të bëni është ta zgjatni këtë orar dhe gjithçka do merr fund.

Pas 48 orëve që e lini duhanin, ju do t’i kaloni të gjitha simptomat e këqija të tërheqjes dhe gjërat do fillojnë të bëhet më të lehta për ju.

Nëse veç herë pas here keni dëshirë të tymosni, vetëm pastroni dhëmbët, pasi që kur goja është e freskët dhe e pastër, ju do të keni më pak “nevojë” të hani apo të tymosni duhan.

Gjithashtu, nëse veç dëshironi ta merrni seriozisht këtë punë, është mirë që planit tuaj t’ia shtoni edhe pak ushtrime për ta hequr më shpejt nikotinën nga trupi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori