LAJMI I FUNDIT:

Samsung mund të vijë Galaxy S7 Edge Plus

Samsung mund të vijë Galaxy S7 Edge Plus

Edhepse pritej që pajisja e ardhshme e Samsung të jetë Galaxy Note 7, duket se kompania ka në mendje një Galaxy S7 Edge Plus.

Për momentin në treg janë dy pajisje Galaxy S7 ndërkohë që duket sikur Samsung po planifikon lansimin e pajisjes së ardhshme në këtë linjë produktesh.


Armorsuit ka renditur një sërë aksesorësh për Galaxy S7 Edge Plus në uebsajtin e tyre, gjë që sugjeron lansimin e pajisjes.

S7 Edge Plus pritet të ketë specifika të ngjashme me Galaxy S7 Edge megjithatë risitë do të mund të jenë në ekran më të madh, me madhësi prej 5.7 ose 5.8 inç.