LAJMI I FUNDIT:

Shala rrëfehet sot për atë çka ka parë në Kumanovë

Shala rrëfehet sot për atë çka ka parë në Kumanovë

Pas vizitës zyrtare në Kumanovë, konkretisht në lagjen Kodra e Trimave, ku u njoftua nga afër me situatën aktuale dhe dëmet që janë shkaktuar nga luftimet e fundit atje, ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC (International Human Rights Commission) Elvana Shala, sot do të mbajë një konferencë për media.

Shala vizitoi dje lagjen e Trimave së bashku me sekretari gjeneral i IHRC-se Rafal Marsin Wasikdo.Ajo ka biseduar me disa familje për të parë gjendjen e tyre ekonomike dhe mundësinë e ofrimit të ndihmës nga ana e IHRC-së.

Ambasadorja Shala është e para Ambasadore e Vullnetit të Mirëqë që ka vizituar Kumanovën nga të gjitha shtetet përfaqësuese në IHRC.