LAJMI I FUNDIT:

Si dhe kur do të vijë Galaxy Note 7 nga Samsung?

Si dhe kur do të vijë Galaxy Note 7 nga Samsung?

Së fundmi janë lëshuar specifikat e Galaxy Note 7 përmes një postimi të bërë nga @evleaks.

Llogaria e famshme në Twitter për zbulimet e modeleve më të reja të telefonave mobil ka bërë të ditura specifikat e produktit të ardhshëm nga Samsung, fabletit Galaxy Note 7.


Sipas @evleaks, Samsung Galaxy Note 7 do të vijë me ekranin prej 5.8” dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

Kamera kryesore do të ketë 12MP ndërkaq kamera e selfive do të ketë 5MP. Hapësira e brendshme do të ketë 64 GB ndërkohë që bateria do të jetë e furnizuar me kapacitet prej 4,000 mAh.

Thashethemet e mëhershme kanë sugjeruar se procesori në Galaxy Note 7 do të jetë Exynos 8 kurse sistemi operues në pajisje do të jetë Android 6.0. Galaxy Note 7 pritet të lansohet në gusht të këtij viti.