LAJMI I FUNDIT:

Si po shfrytëzohet nga Serbia përfaqësimi i Kosovës nga diplomacia shqiptare

Si po shfrytëzohet nga Serbia përfaqësimi i Kosovës nga diplomacia shqiptare

Flurim Arifi

Çdo shqiptar ndihet krenar kur diplomacia shqiptare, kudo që i jepet rasti, ngre zërin për Kosovën, por kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës, në politikën ndërkombëtare, e kanë shfrytëzuar këtë fakt kundër Kosovës.

Qëndrimet e zyrtarëve serbë se ata do të flasim me liderët shqiptarë nga Shqipëria për çështjet që ndërlidhen me Kosovën, janë tej mase shqetësuese. Përfaqësuesit serbë përmes këtij qëndrimi janë duke tentuar që subjektivitetin e shtetit të Kosovës ta minimizojnë sa ma shumë që është e mundur.

Liderët politikë shqiptarë nga Shqipëria kanë rënë në këtë grackë dhe i kanë shërbyer kësaj të keqeje, e cila, siç determinohet në raste të ngjashme, ndodh nga synimi për të bërë mirë. Edhe pse tema e Kosovës, ndoshta të joshur edhe nga kjo, është temë që gjithashtu ngjall popullizëm në Shqipëri dhe politikanët shqiptarë jo rrallë kanë luajtur në këtë kartë.

Në shumë takime bilaterale apo multilaterale, përfaqësuesit e Shqipërisë flasin në emër të Republikës së Kosovës – edhe kur nuk u kërkohet – që për mendimin tim është gabim, për disa arsye politike strategjike.

Kjo situatë po shfrytëzohet nga përfaqësuesit e shtetit të Serbisë, për ta legjitimuar pastaj argumentin e tyre që për çështjet që ndërlidhen me Kosovën duhet që të bisedohet me përfaqësuesit e shteti shqiptar, pasi që çështja e Kosovës është problem shqiptaro-serb.

Shteti i Republikës së Kosovës do të duhej që në mënyrë vëllazërore të bisedojë me përfaqësuesit e shtetit shqiptar, për rishikimin e strategjisë për çështjen e përfaqësimit të Republikës së Kosovës. Kjo nuk nënkupton që Shqipëria duhet të distancohet nga kjo përkrahje, apo Kosova të mohojë ndihmën e Shqipërisë apo të dyja lidhjen me njëra-tjetrën.

Por, kryeministri i Shqipërisë mund të flasë me Kryeministrin e Serbisë për Kosovën, por jo në emër të Kosovës, pasi që kështu cenon drejtpërdrejt subjektivitetin e shtetit të Kosovës dhe automatikisht i bën shërbim strategjisë së kundërshtarëve të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Të gjithë e dinë pandashmërinë e dy shteteve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, dhe faktin e një kombësisë por procesi i çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës ka bërë që politika ndërkombëtare t’i pranojë ato si dy shtete të ndara, për të ulur kështu presionin ndërkombëtar të përkrahësve të Serbisë dhe për të eliminuar një konflikt më të gjerë që mund t’i atribuohet Shqipërisë për ekspansion.

Edhe përkrahësit më të mëdhenj të bashkimit kombëtar dhe veprimtarët më të mëdhenj të çështjes kombëtare, sot e kanë modifikuar formulën e bashkimit kombëtar duke e quajtur atë të realizueshëm apo të arritur në bashkimin në familjen evropiane. Ndërkohë që dihet mirëfilli që këtu bëhet fjalë për një gënjeshtër konvencionale, për të cilën janë pajtuar palët. Të paktën shqiptarët me ndërkombëtarët.

Por, ky sekret publik, dekonspirohet dhe përdoret nga diplomacia serbe sa herë që Shqipëria flet në emër të Kosovës, dhe jo për Kosovën. Me këtë rast diplomacisë serbe i legjitimohet argumenti se Kosova është problem shqiptaro-serb dhe në disa raste madje ngritja e alarmit se bëhet fjalë për bashkim kombëtar të shqiptarëve, apo siç e promovojnë, Shqipërisë së Madhe.

Ne shqiptarët mundemi lirisht të pajtohemi që shekulli 21 është ndër shekujt më të mirë që jemi duke përjetuar si popull. Duke filluar nga çlirimi Republikës së Kosovës e deri ‘gati’ pranimi i Republikës së Shqipërisë së UE.

Mirëpo, tani që jemi dy shtet në Gadishullin Ballkanik, gjegjësisht në Evropë, kërkon një qasje me ndryshe.

Andaj, përderisa kemi një pajtim ndërkombëtar që të funksionojmë si dy shtete, dhe Kosova po bën disa vite pavarësi dhe ka shënuar disa arritje në politikën ndërkombëtare, duhet të përfaqësohet e pavarur nga ana e të zgjedhurve të saj. Shqipëria të vazhdojë ta mbështesë, por pasi jemi përcaktuar për dy shtete të pavarura, të sillemi si të tilla.

Prandaj, është nevoja për të rishqyrtuar qëndrimet tona, për të avancuar në politikën shtetërore dhe atë kombëtare, duke qenë lidhja e kombit ndihmesë dhe jo pengesë në përkrahjen e njëra-tjetrës.

Te ky gabim, sipas këndvështrimin tim, rrëshqasim nga entuziazmi dhe ndjenja kombëtare si dhe nga eksperienca e munguar në politikën ndërkombëtare.

Kosovarët nuk ndihen inferiorë as kur kryeministrin e shtetit shqiptar, apo kreun e shtetit shqiptar ta quajnë Vëllai i Madh, por megjithëkëtë, këto gjëra kanë nevojë që të diskutohen në mes vëllezërve, pa paragjykime e pa hidhërime.

Unë prapë besoj në filozofinë që e kanë promovuar rilindësit tanë që ‘Pa Shqipëri nuk ka Kosovë, dhe Pa Kosovë nuk ka Shqipëri’.

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori