LAJMI I FUNDIT:

Skandali i Panamasë, ja kush është shqiptari i parë që i ka dalë emri

Skandali i Panamasë, ja kush është shqiptari i parë që i ka dalë emri

“Panama Papers”, është një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit mbi të cilën gazetarët kanë hulumtuar.

Bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente që datojnë nga viti 1977 deri në vitin 2015. Të dhënat janë përpunuar nga një ekip prej më shumë se 370 gazetarë nga 76 vende.


Sipas informacioneve në këto dokumente, janë rreth 600 kompani izraelite dhe 850 aksionarë izraelitë që kanë fshehur para në këtë parajsë fiskale.

Dokumentet e rrjedhura, përmendin edhe një avokat, i quajtur Assaf Halkin, i cili ka regjistruar katër kompani përmes firmës ligjore panameze.

Por një biznes që Halkin ka themeluar jashtë vendit është GFI Technologies.

Kjo ishte regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë.

Sipas të dhënave, Halkin është shtetas shqiptar i cili në Shqipëri njihet me emrin Ismail Mulati.

Ai së bashku me një firmë kanadeze të quajtur Global Fluids International S.A. janë pronarët e kompanisë.

Halkin nuk iu përgjigj një pyetjeje të medias që ka publikuar lajmin, “Haaretz” në lidhje me llojet e investimeve që kompania bën, nëse ka të tilla, por komentoi se “të gjitha të ardhurat e aksionerëve izraelit raportohen në organet tatimore izraelite”.

Por për Haaretz ata shpjeguan se kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huas nga banka për të investuar në pasuri të paluajtshme në Evropë.

Banka do t’i akordonte huan vetëm një korporate.

Ata shtuan se aktiviteti i kompanisë është i regjistruar pranë zyrës së taksave në Izrael. Taksa e detyruar për aktivitetin në fjalë paguhet në Izrael. /Panorama/