LAJMI I FUNDIT:

Sony me robot që ndjen emocionet!

Sony me robot që ndjen emocionet!

Sony ka lajmëruar planet e zhvillimit të një roboti që është i ndjeshëm dhe mund të lidhet emocionalisht me konsumatorin.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Kazuo Hirai nuk ka dhënë shumë detaje mbi robotin, mirëpo ka thënë se do të propozoj modele biznesi të reja për të integruar pjesën hardverike me atë softuerike, për të sjellur përvojën e ndjenjavë në pajisjen e ardhshme.


Sony është duke u rishfaqur në tregun e robotikës, pas rritjes së fundit të konkurrencës në tregjet aziatike.

Në ndërkohë, edhe kompanitë tjera japoneze kanë pretenduar lansimin e robotëve me ‘ndjenja’, si për shembull roboti SpotMini i lansuar nga Boston Dynamics që ka sens humori.

Hirai poashtu ka lajmëruar se realiteti virtual do të jetë një tjetër segment ku Sony do të debutoj me pajisjet e ardhshme.