LAJMI I FUNDIT:

Sot përzgjidhen idetë në të mira të biznesit

Sot përzgjidhen idetë në të mira të biznesit

Forumi për Iniciativa Qytetare organizon për herë të pestë, konkursin kombëtar për “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2016.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se ky projekt synon të identifikojë ndërmarrës të rinj në Kosovë, të cilëve u ofrohet mbështetje financiare fillestare në vlerë prej 10,000 USD nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyre të biznesit.


“Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend”, thuhet në komunikatë.

Kriteret e përzgjedhjes për konkursin “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2016 janë projektuar për të nxjerrë në pah idetë, që do të kenë një ndikim të rëndësishëm social, mjedisor dhe ekonomik, të cilat do të mbës hteten në burimet vendore dhe do të tregojnë potencial për një zhvillim të qëndrueshëm.

Sot do të bëhet përzgjedhja e ideve më interesante dhe më të mira që kanë aplikuar në këtë garë. /Telegrafi/