LAJMI I FUNDIT:

Super Vedat Muriqi, realizon ‘hat-trick’ në Turqi

Super Vedat Muriqi, realizon ‘hat-trick’ në Turqi

Vedat Muriqi, sulmuesi i U21 të Kombëtares shqiptare dhe skuadrës turke, Giresunspor, i ka dërguar sinjale të qarta trajnerit italian të Kombëtares, Gianni de Biasi.

Sulmuesi ka realizuar ‘hat-trick’ në fitoren prej 5-1 të skuadrës së tij kundër Bolusporit.

Muriqi kaloi në epërsi skuadrën në minutën 11-t- takimit, për të pasuar edhe me dy gola në pjesën e dytë, transmeton Telegrafi.


Fillimisht, golin e dytë e shënoi në minutën e 52-të të ballafaqimit, ndërsa ‘hat-trick’ e kompletoi në të 79-n minutë të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Giresunspor ngritët në pozitën e dytë të ligës së dytë turke me 24 pikë, ndërsa Muriqi zë pozitën e dytë të top-golashënuesve me nëntë gola, përkatësisht tre më pak se lideri, Pote i Adana Demirspor. /Telegrafi/