LAJMI I FUNDIT:

Më thanë se kam ‘gjoks të ngjeshur’, por s’më paralajmëruan ç’do të më sillte

Më thanë se kam ‘gjoks të ngjeshur’, por s’më paralajmëruan ç’do të më sillte

Një grua që kaloi kancer në gji vendosi të paralajmërojë gratë nëpër botë mbi rrezikun që ‘gjoksi i ngjeshur’ paraqet.

‘Gjoks i ngjeshur’ quhet ai që ka një dendësi më të madhe qelizash se e zakonshmja, ndaj edhe është një terren më pjellor për qelizat kancerogjene.


Por Denise Albert nuk e dinte këtë. Pasi bëri një kontroll rutinë, analizat i treguan se kishte ‘gjoks të ngjeshur’, por kjo ishte diçka normale. Siç thekson Denise edhe pse është ‘normale’, duhet të ishte paralajmëruar se kanceri mund t’i zhvillohej më lehtë.

Ajo ndjeu dhimbje në gjoksin e majtë, por nuk i kushtoi rëndësi duke e shpjeguar me periodat. Një muaj më vonë, në dhjetor të vitit që shkoi, dhimbjet u kthyen. Edhe pse thuhet se kanceri nuk jep dhimbje Denise ndjeu se duhej të vizitohej.

Pasi u vizitua zbuloi se kishte dy tumore malinje tek gjoksi i majtë, që krijonin irritim dhe dhimbje. Pas shumë seancash kimioterapie intensive, tepër të lodhshme, Denise u kurua dhe mundi të vazhdojë jetën me dy djemtë e saj të vegjël.

Ajo kërkoi ta ndante historinë e saj me të tjerët, e u bën grave thirrje të kontrollohen para se të jetë tepër vonë.

a9bf5e95c5a267faca7e44389b62b04e

Burimi: Cosmopolitan

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori