LAJMI I FUNDIT:

WEBIT – konferenca ku do të prezantojnë liderë të kompanive nga mbarë bota

WEBIT – konferenca ku do të prezantojnë liderë të kompanive nga mbarë bota

FESTIVALI WEBIT EUROPE – ndërtojmë të ardhmen digjitale të Evropës
FESTIVALI WEBIT do të mbledh disa nga liderët e ndërmarrjeve më të mëdha evropiane, themeluesit e start-upeve dhe disa nga politik-bërësit më kryesor, me datat 19-20 prill.

FESTIVALI WEBIT do të mbahet në Sofje, nën patronatin e Kryetarit të Bullgarisë, Kryetarit të Komunës së Sofjes dhe Komisionit Evropian.
Agjenda përfshin një numër të samiteve dhe ngjarjeve paralele:

Ndërmarrja – (Samiti për marketing dhe inovacion, samiti për teknologji, samiti për zhvillues + ekspozita e tregtisë)
Politikat – (Samiti “Qytete të Zgjuara” dhe Samiti i Liderëve për Ekonomi të Re) + Start-up (bina për prezantim, Dita e Investitorëve, ekspozita për Startups)
Ngjarjet shoqërore – Pritja Zyrtare nga Kryetari i Bullgarisë • Pritja Zyrtare nga Kryetari nga Kryetari i Komunës së Sofjes • Ndeja e famshme Botërore e Webit • Dreka e CEO-ve • Dreka e Udhëheqësve • Ndeja e Folësve • Ndejat, Mëngjesi, Darkat dhe Koktejet nga partnerët dhe sponsorët

Agjenda:
Bileta juaj për FESTIVALIN WEBIT ju siguron qasje në zona për rrjetëzim dhe startups, agjenda për prezantim nga investitorët, samitin për teknologji, samitin për marketing dhe inovacion, ndejën zyrtare të Webit më 19 prill, ndejën e themeluesve më 20 prill, në Dhomën e Medias së FESTIVALIT WEBIT.
Gjithashtu do të mbahet edhe Samiti i Natës në Webit me muzikë, art, dhe ngjarje kulturore gjatë vestivalit dhe më shumë se 50 takimi mbi tema shumë specifike që do të mbledhin rreth vetes shumë opinionist në një vend për të diskutuar temat e ekspertizës.
FESTIVALI WEBIT është ngjarja e vetme, ku ju mund të takoheni me udhëheqës ekzekutiv, themelues, investitorë dhe media në një vend. Lista e folësve tanë po përditësohet në webit.bg.

Disa nga emrat përfshijnë:

•Melanie Deziel Director of Creative Strategy Time Inc.
•Moran Cerf Prof. of Neuroscience and Business, Kellogg School of Management
•Graham McDonnell Design Director, The New York Times
•Eric Klinker President and Chief Executive Officer at BitTorrent Inc.
•Rob Johnson MD, Techstars METRO Accelerator
•Marcin Hejka Vice President, Managing Director EEMEA, Intel Capital
•Benjamin Faes Managing Director PBS, Google
•Nicolas Cary Co-founder, Blockchain
•Martin Bailey Acting Head of Unit Digital Single Market, DG CONNECT, European Commission
•Daniel Sarasa Smart City Program Manager, Zaragoza City Hall
•Christine Major Director Global Solutions, Discovery Education
•Guido Baumhauer Managing Director Distribution, Marketing and Technology, Deutsche Welle
•Dr. Adem Kumcu President, UNITEE EUROPE (New European Business Confederation)
•Brian Collins CMO, AngelHack
•Marc Jones CTO, SoftLayer, an IBM Company
•Zen Chu Founder, Accelerated Medical Ventures; Faculty Director, Hacking Medicine Institute & MIT Healthcare Ventures
•Francesco Federer Global Digital Marketing Director, Acer
•Jean-Jacques Sahel Vice President of Stakeholder Engagement – Europe, ICANN

Për më shumë informata, ju lutem vizitoni: webit.bg ose dërgoni pyetjet tek: yanita@eacad.eu