LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg zotohet: Brenda pak dekadash do të gjendet ilaçi për të gjitha sëmundjet

Zuckerberg zotohet: Brenda pak dekadash do të gjendet ilaçi për të gjitha sëmundjet

Mark Zuckerberg, pronari i gjigantit Facebook dhe jo vetëm, para disa minutave ka prezantuar projektin e ri në bashkëpunim me gruan e tij – Priscilla Chan.

Ky është postimi i plotë i Mark Zuckerberg-ut, të cilin Telegrafi e sjell për ju të plotë:


“A mund t’ju ndihmojmë shkencëtarëve të shërojnë, parandalojnë apo menaxhojnë të gjitha sëmundjet brenda një periudhe kohore sa jetëgjatësia e fëmijëve tanë?

Jam shumë optimist se mundemi.

Shëndetësia ka vetëm një shekull prej që është bërë shkencë moderne dhe qysh nga atëherë kemi shënuar mjaft progres. Jetëgjatësia është rritur 1/4 për vit qysh nga atëherë dhe, nëse vazhdojmë me këtë trend, mesatarja do të arrijë 100 deri në përfundim të këtij shekulli.

Sot ekzistojnë vetëm katër lloje të sëmundjeve që e shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve. Në të gjitha ato sëmundje mund të shënojmë progres me përdorimin e teknologjisë së duhur.

Përgjatë historisë, shumica e zbulimeve shkencore janë paraprirë nga shpikja e mjeteve të reja për të na ndihmuar t’i shohim problemet në mënyra të reja – si teleskopi, mikroskopi, sekuenca e ADN-së etj.

Nuk është vështirë të imagjonohen mjetet moderne që kërkohen për shpejtimin e zbulimeve të reja në fushën e këtyre katër sëmundjeve të ditëve të sotme. Prandaj, ne do të fokusohemi në përafrimin e shkencëtarëve dhe inxhinierëve për t’i ndërtuar këto mjete dhe teknologji.

Sot, ne i kemi treguar disa nga hapat e parë drejt këtij qëllimi:

Dr. Cori Bargmann, eksperte me famë botërore në fushën e neuroshkencës dhe gjenetikës, është duke iu bashkuar Chan Zuckerberg Initiative për ta udhëhequr këtë iniciativë.  Jemi shumë të kënaqur për këtë.

Ne jemi të gatshëm të investojmë 3 miliardë dollarë përgjatë dekadës së ardhshme në këtë iniciativë – për t’i ndihmuar shkencëtarët t’i shërojnë sëmundjet.

Projekti jonë i parë është krijimi i Biohub. Ne jemi duke investuar 600 milionë dollarë në një qendër të re hulumtimi për t’i bërë së bashku shkencëtarët dhe inxhinierët nga Stanfordi, UCSF, Berkeley – dhe ekipi me klasë botërore do të angazhohet në ndërtimin e disa mjeteve të lartcekura.

Kjo iniciativë shkencore kërkon kohë. Ne planifikojmë të investojmë miliarda dollarë përgjatë dekadave. Por, do të merr vite të tëra para se këto mjete të zhvillohen , dhe do të marrë edhe më shumë kohë që ato të përdoren. Kjo është tejet e vështirë, por duhet të kemi durim sepse është e rëndësishme.

Kjo është rreth të ardhmes që e duam për vajzën tonë dhe për fëmijët kudo që ndodhen. Nëse ekziston mundësia për shërimin e të gjitha sëmundjeve gjatë viteve kur janë gjallë fëmijët tanë, atëherë ky është misioni ynë. Së bashku kemi një mundësi të mahnitshme që ta lëmë këtë botë një vend më të mirë për fëmijët tanë, sesa që e kemi gjetur ne.” /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori