LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Arrin në 5 numri i të vdekurve nga vërshimet në Tetovë

Zyrtare: Arrin në 5 numri i të vdekurve nga vërshimet në Tetovë

Numri i viktimave nga përmbytjet në Tetovë, ka arritur në 5 viktima, një fëmijë 2 vjeç, një 14 vjeçare, një 7 vjeçare, një djalë i moshës 8-10 vjeç dhe një burrë i moshuar.

Ora 23:00
Numri i viktimave nga përmbytjet në Tetovë, ka arritur në 5 viktima, një fëmijë 2 vjeç, një 14 vjeçare, një 7 vjeçare, një djalë i moshës 8-10 vjeç dhe një burrë i moshuar.
Sipas dëshmitarëve që bëjnë të ditur për TetovaSot, fëmija i moshës 8-10 vjeç ështe gjetur në Reciçë, dhe nuk dihet identiteti i ti, poashtu nuk dihet as edhe fshati i lindjes së tij.
Portali TetovaSot do të ndjek hap pas hapi situtatën që kaploi sot Tetovës, dhe me gazetarët në terren do të sjellë të dhëna zyrtare nga Spitali i Tetovës dhe nga ekipet e shpëtimit në terren.
———————————-
Sipas mjekut kujdestar Florin Idrizi në orën 21.15 në repartin kirurgjik kanë pranuar një paciente 14 vjeçare pa shenja jete. Gjithashtu pak para çastesh një pacient është dërguar për në Shkup me lëndime të rënda me disa fraktura në këmbë.
Dëshmitarët okularë nga Shipkovica për portalin TetovaSot u shprehen se dy motrat nga Shipkovica kanë ecur rrugës para vërshimeve, në momentin e vërshimeve njërën e ka marrë uji duke e futur në dhe ku njëra shpëton me pak lëndime. Familjarë dhe bashkëfshatarë të Shipkovicës arritën ta nxjerrin nga dheu dhe vërshimet ku menjëherë e dërguan në shtëpi e më pastaj me ndihmën e shpejtë e sollën në Spitalin Klinik të Tetovës.
Siç raportohet nga vendi i ngjarjes për TetovaSot ka disa të lënduar në Shipkovicë dhe vërshimet kanë marrë me vetë shtëpi vetura, kafshë me vetë, nuk dihet nëse ka ndonjë të humbur apo ka zënë dheu apo shtëpia. Fshatarët e Shipkocës vazhdojnë të kërkojnë njerëz nëse ka humbur ndonjë sepse siç shprehen ata nuk dihet nëse ka ndonjë mërgimtarë, banorët nuk e din se është në shtëpi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori