LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ja se çfarë “fitojnë” shqiptarët nga marrëveshja e re (Dokument)

Zyrtare: Ja se çfarë “fitojnë” shqiptarët nga marrëveshja e re (Dokument)

Partitë politike janë marrë vesh për çështjen e listës së votuesve, mediat, vlerësimin e përparimit të arritur, Prokurorinë speciale dhe reformat, ka publikuar Delegacioni i BE në Maqedoni dokumentin ku shihen pikat të cilat janë marrë vesh katë partitë politike, OBRM-PDUKM, BDI, LSDM dhe PDSH, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kodi zgjedhor do të plotësohet deri më 22 korrik në pajtim me marrëveshjen e mëposhtme lidhur me Listën e votuesve. Sipas shtojcës A, të përgatitur nga KShZ lidhur me kontrollin e gërshetuar të dhënave, persona do të vendosen në një pjesë plotësuese të Listës zgjedhore dhe e drejta e tyre e votës nuk do të kontestohet. Sa i përket Shtojcës B të përgatitur nga KShZ lidhur me kontrollin e kryqëzuar të dhënave, 39502 persona do të publikohen nga KShZ brenda 3 ditësh pas miratimit të ndryshimeve të Kodit zgjedhor. Këto të dhëna do të bëhen publike dhe personat e prekur mund të bëjnë verifikim në KShZ gjatë afatit 25 ditor nëse do të mbeten në listën zgjedhore.


Të gjithë personat e përfshirë në Shtojcën B mund të iniciojnë verifikim elektronik ose personalisht në pajtim me nenet 48-51 të Kodit zgjedhor. Personat e pa verifikuar nuk do të përfshihen në listën e votuesve.

Sa u përket mediave, në dokument thuhet se AShMA do të themelojë një trup ad hoc për mbikëqyrjen e pajtueshmërisë së mediave me kodin zgjedhor. Ky trup do të funksionojë deri në fund të procesit zgjedhor. Ky trup do të përbëhet prej pesë personave. Në konsultim me organizatat relevante profesionale, partitë politike do të zgjedhin katër nga anëtarët njëri nga të cilët do të jetë shqiptar.

Po ashtu sipas dokumentit do të bëhen ndryshime ligjore të cilët do të mundësojnë funksionimin 24 orë në ditë të kanalit në gjuhën shqipe në kuadër të RTVM, i njohur si RTVM2, por nuk janë dhënë afate konkrete./Telegrafi/

1

2

3

Johannes Hahn: Lajme të mira nga Maqedonia
Lexo po ashtu Johannes Hahn: Lajme të mira nga Maqedonia
Aliu: PDSh nuk do të merr pjesë në Qeveri, ministri i MPB nuk do të jetë shqiptar
Lexo po ashtu Aliu: PDSh nuk do të merr pjesë në Qeveri, ministri i MPB nuk do të jetë shqiptar
Ja se çfarë u deklarua pas arritjes së marrëveshjes
Lexo po ashtu Ja se çfarë u deklarua pas arritjes së marrëveshjes
Shekerinska: Realizuam gjithçka që premtuam (Dokument)
Lexo po ashtu Shekerinska: Realizuam gjithçka që premtuam (Dokument)
Çavkov: Nuk preket asnjë kompetencë e ministrit të Punëve të brendshme
Lexo po ashtu Çavkov: Nuk preket asnjë kompetencë e ministrit të Punëve të brendshme