LAJMI I FUNDIT:

A jeni duke marrë frymë në mënyrën e duhur?

A jeni duke marrë frymë në mënyrën e duhur?

Duhet të mbani mend se nëse nuk merrni frymë në mënyrën e duhur, mund të shkaktoni që niveli juaj i oksigjenit të ulet.

Kjo mund të ndikoj në funksionimin e tërë trupit, e më së keqi në tru, transmeton Telegrafi.


Më poshtë i keni tri ushtrime bazike të frymëmarrjes që duhet t’i praktikoni çdo ditë.

Teknika e thjeshtë e frymëmarrjes

Shmangni frymëmarrjen përmes gojës, pasi që kjo vetëm do t’ju lodhë. Gjithmonë merrni frymë thellë dhe lirojeni frymën përmes hundës.

Ushtrimi 4-7-8

Kjo teknikë do t’jua relaksoj tërë trupin. Kurdo që e ndjeni nevojën për t’u qetësuar, provojeni këtë: Merrni frymë dhe numëroni deri në katër, pastaj mbajeni frymën dhe numëroni deri në shtatë, dhe në fund lirojeni frymën për tetë sekonda. Kjo do t’ju ndihmoj të flini më shpejt.

“Frymëmarrja e barabartë”

Ky ushtrim do të përmirësoj përqendrimin tuaj, do të luftoj stresin dhe do të relaksoj sistemin nervor.

Thjesht merrni frymë deri në katër sekonda dhe lirojeni frymën për katër sekonda. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori